LipjaniPress

Daçiq anulon vizitën në Kroaci, ashpërsohen tonet mes dy shteteve

Lajme

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka anuluar pjesëmarrjen e tij në një takim që do të zhvillohet më 3 mars në Zagreb, me homologët e vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit të Europës Juglindore.
Vendimi, ka bërë të ditur dikasteri i drejtuar nga Daçiq, është marrë pas deklaratave të fundit të ministrit të Jashtëm kroat, Davor Stier, kundër parimeve themelore për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe për promovimin e bashkëpunimit rajonal.
Daçiq i është referuar edhe celebrimit në Kroaci të lumturimit të kardinalit Alojzije Stepinac, i akuzuar nga Beogradi për krime lufte dhe mbështetje të regjimit kroat gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pas kritikave të Daçiqit, shefi i diplomacisë kroate ka mbyllur çdo rrugë komunikimi me homologun serb.
“Kroacia synon të vazhdojë mbajtjen e marrëdhënieve të mira me Serbinë dhe të ruajë një kanal komunikimi me Beogradin, por kjo është e pamundur me ministrin Daçiq”, ka deklaruar ministri Stier. /tch

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

VMRO këmbëngul për zgjedhje të reja

lipjanipress

Veseli: Vetëvendosje nuk mund ta udhëheq Kosovën pasi nuk e njeh si shtet

lipjanipress

Eksperti nga Gjermania: Argumentet që zbulojnë manipulimet dhe mashtrimet e komisioneve për demarkacionin!

lipjanipress

Opozita pyet nëse Presidenti ka bërë puç duke marrë edhe pozitën e Kryeministrit

lipjanipress

Lufta e 3-të botërore?! Ja ku do të fshihen njerëzit më të pasur në botë në këtë kohë katastrofike

lipjanipress

Pritje madhështore për kryetarin Imri Ahmeti nga banorët e fshatit Bujan(Video+Foto)

lipjanipress

Projektet të cilat nuk dihet se kur do të përfundojnë

lipjanipress

Nderohet Dëshmori Xhavit Kozhani, martirët e fshatit Ribar i Madh dhe Zllakuqan

lipjanipress

Ta ndihmojmë bashkarisht me aq sa kemi mundesi, kontribo edhe ti…..

lipjanipress

Presidenti dhe Kryeministri s’thonë asnjë fjalë për dorëheqjen e Shefit të AKI’së

lipjanipress

Ahmetaj BE-së: Liberalizimi i vizave, tani ose kurrë

lipjanipress

Grainca: LDK e gatshme në çdo moment për zgjedhje

lipjanipress
Skip to toolbar