LipjaniPress

Daka e KQZ’së: Ne jemi gati për zgjedhje, obligimet e tjera i kryen Qeveria

Lajme

Demarkacioni me Malin e Zi dhe krijimi i komunave me shumicë serbe ka krijuar një ngërq politikë në dy vitet e fundit në Kosovë.

Partitë opozitare në vend e shohin zgjidhjen e daljes nga ky ngërq vetëm përmesmbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndërkaq koalicioni që përbëhet nga dy paritë më të mëdha në vend konsideron se zgjedhjet nuk do të ishin zgjidhje për t’i tejkaluar këto probleme, shkruan Arbresh.info.

Sipas përfaqësuesve të pozitës, koalicioni është i qëndrushëm dhe duhet të respektohen afatet të cilët janë përcaktuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në një pronocim për Arbresh.info tha se nëse presidenti i shpall zgjedhjet KQZ-ja do të ishte e gatshme që t’i organizonte ato pavarësisht se në vjeshtën e këtij viti mbahen edhe zgjedhjet komunale.

“Në qoftë se presidenti i shpall zgjedhjet ne s’na mbetet që tjetër pos t’i organizojmë dhe nuk mundemi ne të zgjedhim nësë dojmë apo nuk dojmë, normal që është ma vështirë por e kemi obligim kushtetues”, u shpreh Daka.

E pyetur për mundësitë financiare për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme paralamentare, Daka thotë se KQZ-ja financiarisht varet nga Qeveria.

“Nga ana finaciare varemi nga qeveria dhe nëse shpallen zgjedhjet Qeveria e ka obligim me i na siguru mjetet financiare”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Driton Selmanaj nga Institui Demokratik i Kosovës, në një pronocim për Arbresh.info tha se Kosova ka kapacitet për organizimin e dy palë zgjedhjeve brenda një viti mirëpo, siç tha ai, kjo do të ishte e tepërt për partitë politike dhe qytetarët.

“Ndodh që një numër i madh i votave del i pavlefshëm si rezultat i edukatës së pamjaftueshme të votuesve për të votu edhe nëse tash i bëjmë dy palë zgjedhje atehërë vetëm do të rritej konfuzioni i vetë votuesve për të shprehur realisht vullnetin e tyre politik përmes votës, për ta shprehur qëndrimin e vet. Kosova qetash do të duhej që të jetë e kujdesshmë që asnjeherë mos t’i organizoj dy palë zgjedhje në të njëjtën kohë por të respektohen afatet kalendarike. Ne kemi së paku një diferencë për gjashtë ose shtatë muaj ose edhe një vjet prej një palë zgjedhjeve në zgjedhjet e tjera”, tha Selmanaj.

Ai ka shtuar se zgjedhjet e fundit parlamentare kanë qenë zgjedhje të vlerësuara pozitivisht nga faktori ndërkombëtar por edhe nga institucionet monitoruse vendore.

“Zgjedhjet e fundit parlamentare në fakt kanë qenë zgjedhje të vlerësuara pozitivisht nga faktori ndërkombëtar por edhe nga institucionet monitoruse vendore , nuk besoj që do të ketë parregullësi si në vitin 2010 dhe të domtohet i gjithë procesi, por problem më i madh paraqitet tek votuesit, ngaterrohen votuesit sepse duhet të votohet për dy nivele për nivelin lokal edhe atë qëndror, për kryetarin e komunës, për deputetë. Është një ngarkesë e jashtëzakonshëm për vetë votuesit, ata mund të vihen në hamendje dhe mund shpeshherë ndoshta edhe të gabohen dhe kështu fletëvotimet të shpallen të pavleshme “ u shpreh Selmanaj./Arbresh.info.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Pamje 3D të strukturës së sheshit që po ndërtohet në Veri (Video)

lipjanipress

BIK-u “përplaset” me Qeverinë e Kosovës për ezan

lipjanipress

Veseli: Ata që manipuluan me listat e veteranëve duhet të turpërohen

Rexhep Isufi

Policia realizon pilot projektin për vendosjen e shenjave të trafikut

lipjanipress

Selim Pacolli, AKR, Prishtinë. Foto: Atdhe Mulla 3 Mijë Euro Gjobë Selim Pacollit për Vozitjen e Kamionit të ‘Pastrimit’

lipjanipress

Hoti: Tryezat po i bëjmë për të caktuar datë të zgjedhjeve

lipjanipress

Erdogan i quan “mbetje naziste dhe fashiste” holandezët

lipjanipress

Duhani, shkaktar i 85 për qind të rasteve me kancer në mushkri

lipjanipress

Familja Jashari pret zyrtarët e AAK’së në Kullën e saj (Foto)

lipjanipress

Kryetari Ahmeti ka pritur në vizitë Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj

lipjanipress

Projektet të cilat nuk dihet se kur do të përfundojnë

lipjanipress

HIERARKIA E KRIMIT NË KOSOVË(VIDEO)

lipjanipress
Skip to toolbar