LipjaniPress

Dardan Sejdiu kapet në rren, biznesin që ia ndaloi qytetarit në Prishtinë, ua lejoi Devollëve (Video)

Lajme

Një qytetar i Prishtinës kishte kërkuar nga Komuna e Prishtinës lejen për vendosjen e një autobusi që do të shërbente si atraksion. Nënkryetari i Komunës së Prishtinës nga radhët e Vetëvendosjes Dardan Sejdiu, një vit më parë. kishte thënë se nuk japin leje për vendosjen e autobusëve në sheshe, pasi ajo do të shërbente edhe për biznes.
Por, një vit më pas, Komuna e Prishtinës ka lejuar vendosjen e autobusit për miqtë e tyre Devollët, për të njëjtin qëllim.

“…kërkesa është bërë që ai autobus të vendoset në shesh, ne ia kemi shpjeguar qytetarit që në sheshe nuk japim leje… Drejtoria e Shërbimeve Publike i ka dhënë një opsion, për tek Rektorati, meqë ideja nuk është veç vendosja e autobusit si atraksion, por ideja e krijimit të një biznesi – shitjes të kafesë dhe si e tillë, hapësira publike bëhet resurs për çdo kënd…”, kishte thënë nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu në emisionin Interaktiv një vit më parë.

Mirëpo, pas një viti, Komuna ka lëshuar leje për një ide të njëjtë të vendosjes së një autobusi në qendër të Prishtinës – në shesh, për Devollët – miqve të Shpend Ahmetit.

Autobusët e kompanisë Devolli kanë zbarkuar më 15 prill 2017 në sheshin kryesor të Prishtinës për të mbajtur një kampanjë të tyre. Lejen për këtë aktivitet në qendër të Kryeqytetit e kanë marrë nga Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Çfarë deklaroi Dardan Sejdiu në emisionin me datën 16.06.2016:

https://www.facebook.com/FolDrejtcom/videos/1836014940053128/

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Putin thotë se Rusia nuk e ka ndërmend të përzihet në zgjedhjet e Francës

Press Lipjani

UP dëmtohet mbi gjysmë milioni euro, shkak një vendim i paligjshëm i ish-rektorit – askush s’jep përgjegjësi

lipjanipress

Aksion i madh policor në Skenderaj: Kapen armë, drogë e para të falsifikuara

lipjanipress

Gjermania dëbon 38 kosovarë përmes aeroportit të Mynihut

lipjanipress

Kryetarët e Komunave vizitojnë Ramush Haradinajn në Francë

lipjanipress

Ky është moti për sot

Press Lipjani

Shpend Maxhuni intervistohet për dëbimin e gulenistëve nga Kosova

Rexhep Isufi

Eksperti nga Gjermania: Argumentet që zbulojnë manipulimet dhe mashtrimet e komisioneve për demarkacionin!

lipjanipress

‘FSK’së i duhen 10 vjet që të arrijë nivelin e nevojshëm të Ushtrisë’ (Video)

lipjanipress

Nëse Thaçi i kërkon Serbisë ta njohë Kosovën, Vuçiq e ka një përgjigje

lipjanipress

Donald Trump e paralajmëron Iranin pas testimit të raketës balistike (Foto)

lipjanipress

Kuvajti i ekzekuton me varje 7 persona, përfshirë edhe princin

lipjanipress
Skip to toolbar