LipjaniPress

Darmanovic: Bëhemi pjesë e NATO-s në fund të majit

Lajme

-Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srdjan Darmanovic, ka deklaruar se vendi do të bëhet pjesë e NATO-s në samitin që organizata do të zhvillojë në fund të muajit maj.

Në një intervistë për “Ruters”, Darmanovic, është shprehur se ka siguruar mbështetjen e plotë nga senati amerikan në Mal të Zi, që vendi të anëtarësohet në Aleancën e Atlantikut Verior.

Nga ana tjetër disa zyrtarë në Malin e Zi, kanë shprehur shqetësimin se anëtarësimi i vendit në mund të pengohet nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për shkak të dëshirës së tij për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë.

“E kuptojmë se presidenti Trump do të bëjë disa përmirësime të raporteve me Rusinë, por nuk shohim shenja të sakrificës së parimeve kombëtare të Amerikës”, është shprehur ai për “Ruters”.

Ndërkohë në Mal të Zi, opozita është kundër anëtarësimit të vendit në NATO dhe gjatë javës së kaluar, zyrtarë në Podgoricë kanë deklaruar se kanë zbuluar prova se Rusia ka qenë e përfshirë në një grusht shteti të organizuar nga opozita, i cili sipas autoriteteve vendase u parandalua pak orë përpara zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare, akuza këto që janë mohuar nga Kremlini.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Haradinaj: Gjykata franceze s’do të ngutet, s’ekstradohem në Serbi

Press Lipjani

Deklaratë për media e Partisë Liberale të Kosovës

Rexhep Isufi

Në 36 vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva

lipjanipress

Ramiz Lladrovci ua ndërron pozitat disa drejtorëve në Drenas

lipjanipress

Aksident tragjik në Lluzhan të Podujevës, vdes një fëmijë (FOTO)

lipjanipress

Konflikti Kosovë-Serbi – këta janë katër skenarë të mundshëm

lipjanipress

Gjuriq: Asociacioni të themelohet ashtu siç jemi marrë vesh në Bruksel

lipjanipress

Nikoliq heqë dorë nga gara presidenciale në Serbi?

lipjanipress

Kuvendi Komunal miraton buxhetin për vitin 2019-2021

lipjanipress

Intelektuali Agim Bahtiri godet komandantët

lipjanipress

Fillon puna për suspendimin e zyrtarëve me aktakuzë

lipjanipress

Ky është dëmi më i madh që Thaçi ia shkaktoi Kosovës (VIDEO)

lipjanipress
Skip to toolbar