LipjaniPress

Debat i ashpër i kandidatëve presidencialë francezë për Evropën

Lajme

Liderja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, u sulmua nga të gjitha anët për të ardhmen evropiane të Francës, në përballjen e kandidatëve presidencialë në debatin e dytë televiziv.

Kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, tha se propozimet nacionaliste të zonjës Le Pen çojnë në “luftë ekonomike”, raporton BBC.

Por ajo u akuzua edhe nga e djathta për mungesë ashpërsie të mjaftueshme për anëtarësinë e Francës në BE.

Francois Fillon, ndërkohë, tha se Francës i duhet Evropa, si përgjigje ndaj SHBA-së dhe Kinës.

Le Pen, si lidere e Frontit Kombëtar (FN), premtoi rivendosjen kontrollit të kufijve të Francës dhe heqjen e euros, ose përndryshe do të mbajë një referendum për dalje nga BE-ja.

Macron, si favorit i zgjedhjeve, akuzoi zonjën Le Pen për gënjeshtra, dhe tha se “nacionalizmi do të thotë luftë”.

“Ju jeni duke thënë të njëjtat gënjeshtra që ne kemi dëgjuar nga babai i juaj për 40 vjet”, tha ai.

Le Pen, e cila gjithashtu u sulmua nga kandidati konservator Fillon, u përgjigj: “Ti nuk duhet të pretendosh të jesh diçka e re, kur ju je duke folur si fosilet që janë të paktën 50 vjeç”.

Franca mban raundin e parë të votimit më 23 prill. Përveç nëse një kandidat fiton më shumë se 50% të votave, dy pretendentët kryesorë do të shkojnë në një raund të dytë më 7 maj.

Te gjitha sondazhet nxjerrin dyshen Macron – Le Pen si kandidatqë që shkojnë në raundin e dytë ku Macron do t’a mposhtë me lehtësi Le Pen./express/.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Kryetari I komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti të martën ka mbajtur takimin publik me qytetarët e kësaj komune

lipjanipress

“Zaev ka pranuar ndryshimin e kufijve mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës”

lipjanipress

Hoxha: Askush s’ka informata për arrestimet e Speciales (Video)

lipjanipress

Biografi nga Ylli Shala Kandidat në Asamblen Komunale nga radhet e Nisma për Kosovën.

lipjanipress

Këto janë vendet që nesër do të mbesin pa rrymë

lipjanipress

Haradinaj mesazh nga Franca për Pavarësinë

lipjanipress

Vllasi thotë se dikush e ka thirrur nga Rusia pas sulmit (Video)

lipjanipress

Alarmi i frikshëm: Bota mund të jetë në rrezik më të madh sesa përballja Rusi–Perëndim (Foto)

lipjanipress

Sherifi për Gjykatën Speciale dhe ushtrinë

lipjanipress

Shahini s’mërzitet nga dënimi me burgim, thotë se do të vazhdojë ta udhëheqë AKB’në

lipjanipress

U promovua enciklopedia “Bardhësitë e Atdheut

Press Lipjani

Molliqaj: Jap dorëheqje nëse del ndonjë lidhje mes VV-së dhe Devollëve

lipjanipress
Skip to toolbar