DËBIMI I SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT 1878/1789:njëqind e katërdhjetë vjetë më parë
Me rastin e shënimit të njëqind e katërdhjetë vjetorin e dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit të vitit 1878/1879,Agjenësia Shtetërore e Arkibit të Kosovës, në përkrahje edhe të Këshillit Kombëtar për Paqe dhe Integrim, ka përgatitur ekspozitën: Dëbimi i Shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1878/1879. Kryesisht nga burime arkivore si: dokumente, fotografi, harta etj. Kjo ekspozitë të mërkurën është hapur edhe në Bibliotekën e qytetit të të Lipjanit, e cila do të qëndrojë tri ditë e hapur për vizitorë. Me një fjalë rasti të pranishmit i ka përshëndetur Fauz Xhemajli nënkryetar i komunës së Lipjanit, i cili duke folur për këtë shpërngulje të dhunshme dhe të pa parë ka thënë se” Dokumentet autentike arkivore të espozuara, dëshmojnë për shtrirjen e popullatës shqiptare deri në Nish dhe Pirot si dhe për jetën e tyre në qytete të tjera sin ë Beograd, Kralevë, Smederevë, Kryshec e të tjerë. Në mënyrë faktografike janë paraqitur të dhënat për numrin e shqiptarëve në këto treva si dhe emrat e 703 vendbanimeve të Sanxhakut të Nishit, në të cilat kanë jetuar popullata shqiptare me rreth 250.000 banorë, duke filluar nga Alabana, Arabanasi e deri te Kastrati, Rudari e shumë fshatra të tjera” ka thënë z. Xhemajli. Për tërë këtë ekzot të shqiptarëve të pafajshëm dhe me dhunë të paparë ka të dhënë statistikore për numrin e banorëve dhe të vendbanimeve si dhe hartat gjeografike dhe etnografike. Për rrugën e gjatë dhe të mundimshme të muhaxhirëve ka folur edhe prof.dr. Jusuf Osmani ideator dhe coordinator i kësaj ekspozite si dhe Shpresa Mekaj përfaqësuese e Agjenësisë Shtetërore të Arkivit të Kosovës.
//LipjaniPress.com//