LipjaniPress

Debutim ëndrrash për Gashin, Arbëri shkëlqen në ndeshjen e parë

Football

Arbëria nisi stinorin e ri në kampionatin kosovar me fitore 3-2 ndaj Ramiz Sadikut. Ismajli, Berisha dhe Zhegrova realizuan për fitoren e kuqezinjëve.

Trajneri i ri i Arbërisë Jeton Gashi nisi kapitullin e ri në Dobrajë. Përveç golave, Arbëria bindi dhe në lojë duke prodhuar volum loje me trysni të lartë ndaj rivalit.

Kur legjenda e futbollit lipjanas mori drejtim e Arbërisë, klubi që vitin e kaluar ishte pjesë e elitës kosovare, ishte në prag të shkatërrimit, pa kryesi dhe pa lojtarë.Të gjithë ishin larguar në drejtime të ndryshme, mirëpo Gashi njihet si guximtar dhe për një periudhë kohore prej 30 ditësh kompletoi ekipin me lojtarë që as emrin nuk i’a dinin njëri tjetrit dhe arriti që pas 30 dite, t’ua dëshmonte të kundërtën kritikëve të këtij sporti, pasiqë shumë nga ta kishin dyshime në aftësitë e Gashit, dhe kishin deklaruar se klubi dobrajas nuk mund t’ia dal me këtë fond të lojtarëve si dhe me kushtet të cilat janë në klub.

Arbëria gjendet ne vendin e tretë në tabelë, me vetëm dy pikë largë liderit kur kanë kaluar 15 xhiro, dhe nëse vazhdohet me këso paraqitje, atehër në fund të sezonit, klubi dobrajas do t’ia dëshmoi të kundërtën atyre që mendojnë që Arbëria do t’a ketë të vështirë mbijetës, e lëre më të mendojnë që kuqezinjtë do të konkurrojnë për një biletë që do t’i rikthente në Superligë.

10-shi që dikur ishte nën urdhërat e trajnëre të njohur ndërkombëtar si Penev dhe Myller, tashmë njohuritë dhe përvojën e fituar nga ta, po e bartë në skaudrën e tij të re.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

« Jep dorëheqje » trajneri i KF Ulpianës?

Granit

Tetova ik: Tifozët e Ulpianës kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit

Granit

Ulpiana me gjest fantastik, i liron tifozët nga pagesa e hyrjes për ndeshjen me Dritën

Granit

Tigrat ftojnë të gjithë nesër në përkrahje të Ulpianës

Granit

Gjeniu i shahut, vetëm 12 vjeç “Mjeshtër i Madh”

Granit

Travel Update – Detroit named second best city for 2018 travel destinations

lipjanipress

Ulpiana ‘thyen mallkimin’, fiton pas 9 ndeshjeve

Granit

Skuadrat e Superligës në ndjekje të talentit Ardi Arifi

Granit

Bojkot klubit, tifozët lipjanas kërkojnë shkarkimin e kryesisë!

Granit

Ulpiana për turp! 7 ndeshje dhe 0 fitore, Tetova drejt shkarkimit!

Granit

Talenti i madh lipjanas transferohet tek skuadra austriake që udhëhiqet nga trajneri i njohur

lipjanipress

Tifozët e Ulpianës mesazh lojtarëve: Na nderoni nesër, fikne Dritën

Granit
Skip to toolbar