Lipjan 9 shtator 2017
PDK Dega në Lipjan sqaron qytetarët lipjanas me të vërtetën rreth aderimit të z.Idriz Maliqit në PDK.
Idriz Maliqi dje rreth orës 15:00 ka vizituar në selinë e PDK -së kandidatin për kryetar të kësaj partie z.Ismet Hajrullahun,me ç’rast dhe vullnetarisht ka pranuar ti bashkohet konceptit të ndryshimeve politike në Lipjan të prirë nga z.Hajrullahu. Ky aderim i z.Maliqi është prezantuar për opinionin me një fotografi në mes z.Hajrullahu dhe z.Maliqit në faqen e PDK -së Dega në Lipjan. Lidhur me presionet dhe shantazhet që i janë bërë z.Maliqi nga subjekti politik(LDK) nga edhe ka aderuar ne kemi edhe fakte,por për hir të opinionit publik nuk do ti publikojmë . Andaj,konsiderojmë se këto veprime nga ana e kreut të LDK-së dhe njiherit kryetar aktual i komunës së Lipjanit , po bëhen nga frika e humbjes dhe paranoja politike dhe të vetëdijshëm se ditët po u numërohen mbrapshtë kësaj qeverisje komunale në ikje. Qytetarët e Lipjanit lirshëm mundë të shprehin bindjet e tyre politike dhe për këtë PDK -dega në Lipjan respekton vullnetin dhe dëshirën e secilit qytetarë që të përqafoj cilin do koncept politik./LipjaniPress.com//
Sektori për Informim
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: