LipjaniPress

Deklaratë për media e Partisë Liberale të Kosovës

Lajme

 

 

  • rexhep isufi

 

Deklaratë për media e Partisë Liberale të Kosovës

 

Deklaratat kontraverse e Ministrit të Punëve  të Jashtëme  z. Behgjet Pacolli, dorën në zemer  të bëjnë me kuptua se z.Pacolli  nuk shquhet si e një politikan  i cili merrë shumë veshë në proceset politike. Ai, edhe mund të jetë një biznesmen i mirë, por kjo nuk është rrugë për fushën politike. Kjo dëshmohet edhe në rezultatet zghedhore shumë të zbehta si dhe ikjet e kuadrave, deputetëve dhe ministrave nga vetë ai dhe  nga subjekti i tij politik. Njëra  ndër gafet e pa riparueshme e z.Pacolli  ishte nisma e tij personale për ta anëtarësuar Kosoven në Organizaten e Bashkepunimit Islamik, me  rastin e kindapimit dhe të  deportimit pa gjyq, të  gylenisteve tek diktatori  Erdogatë cilët punonin  në Republikën  e  Kosovës.Poashtu,ishte më  shumë se skandaloze nga ana e z.Pacolli, ndërrimi i fjalëve për vizitën e presidentit serb, Vuçiq në Kosovë, kur para dite deklarojë se nuk do të lejohet që ai,ta vizitojë Liqenin e Ujmanit, kurse pas dite i ndryshon fjalët dhe pa kushte  Vuçiqi vjen  aty, sikur  të ishte në Serbi.  Z.Pacolli, dëshiron të imponohet në disharmoni me fuqinë e votes dhe legjitimitetin qytetar duke shfrytezuar mundësitë e tij materiale për tu imponuar si një vendimmarrës.Mirëpo nuk ka jetëgjatësi. Siç dihet z.Pacolli ishte  personi që e vizitoi  diktatorin  Libian, Gadafin dhe tani del si një demokrat.

Ndërkaq,me rastin e vizitës në Kosovë,Ministri I Punëve të Jashtme të Shqipërisë z.Ditmir Bushati,fillimisht u prit në  Vilën e z.Pacolli në Hajvali, ku të nesërme z.Pacolli deklaron  se “Shqipëria duhet të jetë palë e dialogut  në mes Kosovës dhe Serbisë”,ndonëse sipas tij,kur SHBA dhe Bashkimi Evropian munden me qenë palë e dialogut ,pse mos me qenë e dhe Shqipëria.

Gjithëherë,duke e theksuar  rolin vëllazërorë dhe historik të Shqipërisë për Kosovën, në të kaluaren, të tashmën dhe në të ardhmen, kjo deklaratë e Pacollit ishte sikur e porositur nga kuzhimat sllave dhe një mundesi reale që edhe Serbia të kërkoj përfshirjen e Rusisë në dialog me Kosovën. Pra,kjo deklaratë e ministrit Pacolli, ishte një shërbim indirekt që i bëhej Serbisë, sepse derisa  pala kosovare e kërkon përfshirjen e Shqipërisë në dialog, pse mos të kërkoj  edhe pala serbe përfshirjen e Rusisë.

Prandaj, PLK-ja, i konsideron këto veprime politike të z. Pacolli  të qëllimta , destruktive dhe shumë të dëmshme për të ardhmen e Kosovës. Dihet mirëfilli se SHBA, si partner përmanent së bashku me Bashkimin Europian, janë garancë e mjaftueshme për tërë procesin e negociatave në  mes Kosovës dhe Serbisë, duke garantuar kështu,kushtetutëshmerinë, sovranitetin, integritetin dhe pacenueshmerinë e kufinjve të Republikës së Kosovës. Prandaj, deklaratat donkishotiste dhe avanturiste të z.Pacolli  për ti dhënë mundësi  përfshirjes së Rusise dhe vendeve tjera jashtë SHBA-ve, dhe BE –së,i konsiderojmë tejet të rrezikshme dhe kërkojmë nga Qeveria e Republikës të Kosovës dhe institucionet shtetërore  të parandalojnë deklaratat e tilla të cilat rrezikojnë  dialogun dhe stabilitetin e Kosovës dhe të  tërë rajonit.

Rexhep Isufi, kryetar i Partisë Liberale të Kosovës

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Pas luftës serbët e vranë vëllain e Azem Vllasit (Pamje të rënda)

lipjanipress

Raportet mes Bashkimit Evropian dhe Donald Trumpit eskalojnë në pikë kritike

lipjanipress

Reçica jep një lajm të rëndësishëm për punëkërkuesit

lipjanipress

Kjo ishte bomba e Ismet Beqirit për Ushtrinë

lipjanipress

Kontingjenti i KFOR-it Italian dhuron donacion për klinikat e QKU-së, në vlerë 70 mijë euro

lipjanipress

A u kopjua logo e 10-vjetorit të Pavarësisë? Vjen sqarimi nga presidenca

lipjanipress

“Për një dekadë e gjysmë që nga themelimi, Kolegji AAB është shndërruar në një qendër të rëndësishme akademike në Kosovë dhe jashtë saj

Press Lipjani

Aksidentohet një veturë në Bregun e Zi (FOTO)

lipjanipress

Merkel paralajmëron Trumpin për masat proteksioniste

lipjanipress

Njihuni me nofkat e komandantëve gjatë luftës kush ishin, Korbi, Gjermani, Gazetari…

lipjanipress

Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka zhvilluar punimet e mbledhjes së 40-të

lipjanipress

Veliu për plagosjen në Podujevë: Policia ta hetojë rastin

lipjanipress
Skip to toolbar