LipjaniPress

Deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj- Bujupi mbesin në paraburgim

Lajme

Prishtinë – Gjykata Themelore në Prishtinë, ka refuzuar kërkesat e mbrojtjes që të ndryshohen masat e sigurisë ndaj deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti dhe Donika Kadaj – Bujupi.

Mbrojtësja e Albin Kurtit, avokatja Hidije Ademi dhe mbrojtësi i Kadaj-Bujupit, avokati Afrim Salihu, i kanë propozuar gjykatës që të ndërpritet masa e paraburgimit ndaj klientëve të tyre dhe ajo të zëvendësohet me një masë tjetër alternative, siç është lajmërimi në polici.

“Marrë parasysh se gjykata në datën e cekur është shpallur fitorja e Vetëvensojes”, së cilës parti i takon i mbrojturi im, këtë e ka bërë pa menduar fare për pasojat ligjore. Nga gëzimi për fitoren ka dalur për të festuar”, ka thënë avokatja Ademi.

Prokurori Valdet Gashi nuk ka pasur ndonjë propozim konkret lidhur me kërkesat e mbrojtesëve të të akuzuarve, pasi sipas tij, gjykata do të vendosë nëse është e nevojshme një masë e tillë.
Seanca e radhës është caktuar më 7 dhjetor 2017, nga ora 09:00, në të cilën pritet të dëshmojnë deputetët Naser Osmani, Armend Zemaj, Bekim Haxhiu si dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Ndryshe, katër deputetët e VV-së janë duke u akuzuar nga prokuroria për veprat penale “përdorim i armës” dhe “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, veprime këto që lidhen me hedhjen e gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.
Kjo seancë është caktuar pas shumë dështimeve të gjykimeve, pasi nuk mund të sigurohej prania e Kurtit e Kadaj-Bujupit në sallën e gjykimit.Gjykata nuk kishte mundësi ta mbajë shqyrtimin gjyqësor të 13 shtatorit, pasi aty kishin munguar deputetët Kurti e Kadaj-Bujupi.

Për shkak të mungesës së dy të akuzuarve, kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, ndaj tyre kishte lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim.Seanca tjetër ishte caktuar më 10 tetor, mirëpo as këtë herë Kurti e Kadaj-Bujupi nuk ishin paraqitur në sallën e gjyqit. Në atë seancë, gjykatësi Kalludra, kishte deklaruar se urdhri për sjellje me detyrim ishte pranuar nga stacionet policore “Jugu” dhe “Qendra”, por gjykata nuk kishte pasur asnjë njoftim nga këto stacione policore.“Nuk po mund të jemi efikas.

Ata janë të detyruar të veprojnë sipas ligjit, por ne nuk mund t’i detyrojmë të veprojnë”, kishte thënë gjyqtari Kalludra.Kalludra pas shtyrjes së seancës për 22 nëntor kishte përsëritur urdhëresat për sjellje me detyrim për Kurtin e Kadaj-Bujupin.Ndërsa, në seancën e 22 nëntorit, kishin munguar tre deputetët e akuzuar, ku përpos Kurtit dhe Kadaj-Bujupit, kishte munguar edhe deputetja tjetër e akuzuar, Albulena Haxhiu.Kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra, në këtë seancë kishte lëshuar urdhërarrest për tre të akuzuarit, Albin Kurti, Donika Kadaj – Bujupi dhe Albulena Haxhiu.

Sipas Kalludrës, aktvendimi i gjykatës parashihte ndalimin dhe arrestimin e tyre si dhe caktimin e masës së paraburgimit.I vetmi që kishte marr pjesë në atë seancë kishte qenë deputeti Faton Topalli, me mbrojtësin e tij, avokatin Haxhi Millaku.Vazhdimi i seancës ishte shtyrë në afat të pacaktuar.Pas seancës, i akuzuari Faton Topalli kishte deklaruar se ata do të kërkojnë nga kryetarja e gjykatës Aferdita Bytyqi, përjashtimin e këtij trupi gjykues nga rasti i tyre, kërkesë të cilën e kishin bërë, por se më pas është refuzuar nga kryetarja Bytyqi.Policia e Kosovës, më 24 nëntor, në hapësirën e jashtme të Kuvendit të Kosovës, kishte arrestuar tre deputetët, Albin Kurtin, Donika Kadaj – Bujupin dhe Albulena Haxhiun.

Për arrestimin e tyre, Policia e Kosovës ishte dashur të përdorë edhe sprejin pasi që kolegët e këtyre deputetëve ishin munduar të mos e lejojnë arrestimin e tyre.Pas arrestimit, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për tre deputetët, por një ditë më vonë, Gjykata e Apelit ua kishte ndryshuar atyre masat e sigurisë.

Ndaj Kurtit dhe Kadaj-Bujupit, ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak, derisa Haxhiu ishte lënë e lirë.Ndërkaq, më 26 nëntor, Lëvizja “Vetëvendosje”, kishte organizuar festë pas numërimit të votave me kusht të cilat e bënin Shpend Ahmetin kryetar të Prishtinës, kurse në atë kremte kishin marrë pjesë edhe Kurti e Kadaj-Bujupi edhe pse ndaj tyre ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak.Një ditë më vonë, më 27 nëntor, policia kishte arrestuar Kurtin e Kadaj-Bujupin duke i kthyer në paraburgim.

Ndryshe, urdhërarrest ndaj Kurtit ishte paralajmëruar edhe në seancën e 21 prillit të këtij viti, pasi që ky i fundit nuk kishte prezantuar në seancë, mirëpo ky urdhërarrest ndaj Kurtit ishte pezulluar pak para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit 2017, nga gjyqtari Kalludra.Përveç tyre, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, akuzohen edhe deputetët Fisnik Ismajli dhe Ismajl Kurteshi nga Vetëvendosje dhe Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën.“Betimi për Drejtësi”, në vazhdimësi ka raportuar për këto raste.

Ndryshe, aktakuza ndaj Kurtit, Kadaj-Bujupit, Haxhiut e Topallit ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 16 dhjetor 2015.Ata akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Njeriu që plagosi Vllasin përmend edhe Isa Mustafën

lipjanipress

Mbahet mbledhja konsultative e bordit të drejtorëve

lipjanipress

Dardan Molliqaj konfirmon dorëheqjen si sekretar organizativ i VV-së

lipjanipress

Raportet mes Bashkimit Evropian dhe Donald Trumpit eskalojnë në pikë kritike

lipjanipress

AMBASADA BRITANIKE: QEVERIA ARGUMENTOI LIGJSHMËRINË E DREJTORIT TË DOGANAVE

lipjanipress

20 vjet nga rënia heroike e Jasharëve Fillojnë aktivitetet me rastin e vitit jubilar, 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit legjendarë Adem Jashari, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri.

lipjanipress

Lajmërim: Edhe pak muaj, vetëm këto vetura mund t’i importoni në Kosovë

lipjanipress

Arifaj për iniciativën e Thaçit për pajtim: Ka ardhur koha për të vërtetën

lipjanipress

PDK dega në Lipjan ,mbajti takim në qytetin e Lipjanit

lipjanipress

Gazeta Metro: Vritet Lavdrim Muhaxheri

lipjanipress

Kosova ka vite që ka zënë vend në diplomacinë e Rusisë, thotë Lauka

lipjanipress

Publikohet edhe video e fushatës luksoze të Refiqe Tërnavës

lipjanipress
Skip to toolbar