LipjaniPress

DETAJET e ngjarjes tronditëse në Fier, çfarë ndodhi me nxënësen e Dizajnit

Lajme

DETAJET e ngjarjes tronditëse në Fier, çfarë ndodhi me nxënësen e Dizajnit

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të enjte në qytetin e Fierit, ku një vajzë e re 17-vjecare u gjet e pajetë në tualetin e shkollës ku ajo kryente studimet. Nxënësja Ana Rina studionte për dizajn në shkollën profesionale “Murialdo”.

Mundësitë për ta shpëtuar nga dora e bluzave të bardha ishin zero, pasi vajza mbërriti e pajetë në Spital rreth orës 14:40 të ditës së sotme. Shokët e saj dhe stafi i shkollës kanë vënë re mungesën e saj, pasi nxënësja shkoi në tualet dhe nuk doli më prej andej për një kohë të gjatë. 17-vjeçarja me origjinë nga fshati Sheqishtë i Fierit, kishte njoftuar më herët shoqet e saj se nuk po ndihej mirë dhe i duhej të shkonte në tualet.

Rreth orës 14:25 pasi kanë hapur derën me forcë, e kanë gjetur nxënësen të shtrirë në dyshemenë e tualetit, duke para paraprakisht se nuk kishte shenja jete. Megjithatë ata kanë shpresuar në një mrekulli dhe kanë njoftuar menjëherë ambulancën duke e nisur më tej për në Spitalin Rajonal të qytetit të Fierit.

Policia e cila ka nisur hetimet për ngjarjen, thotë se në trupin e 17-vjeçares nuk janë gjetur shenja dhune. Ndërsa nga një raport paraprak i mjekëve, dyshohet se e reja und të ketë humbur jetën nga ndonjë helmim prej ushqimit që ka konsumuar, apo ndonjë problemi shëndetësor. Këtyre dyshimeve pritet t’i jepet përgjigje nga kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore.

Ndërkohë, Newsbomb shkruan se rreth 4-5 ditë më parë, vajza ishte ndjerë keq dhe bashkë me prindërit e saj kishte shkuar për vizitë në spital, por mjekët nuk kishin konstatuar asgjë serioze.

/Gazeta Express/ 

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Nesër në Kosovë rikthehet i ftohti dhe ngricat

lipjanipress

Tentim -vrasja e Azem Vllasit u raportua në shumë media botërore

lipjanipress

Ambasada Amerikane nuk shpreh përkrahje për zgjedhje të parakohshme

Press Lipjani

Koloneli Daniele Bajata me bashkëpunëtor nga KFORI, vizituan Xhaminë Mulla Sherif Ahmeti Lipjan.

lipjanipress

BIK-u “përplaset” me Qeverinë e Kosovës për ezan

lipjanipress

Kadri Veseli: PDK do ta kthejë politikën në shërbim të qytetarit

lipjanipress

Haradinaj mesazh nga Franca për Pavarësinë

lipjanipress

Shefi i NATO’s: Do t’i rezistojmë ndikimit rus në Ballkan

lipjanipress

Klemend Balili ndodhet brenda vendit, komunikon me letra me bandën e tij

lipjanipress

Fauz Ramiz Xhemajli Ushtruesi i detyrës të kryetarit të AKR-së,dega në Lipjan,

lipjanipress

Ndrroi jet gazetari Ganimet Klaiqi

lipjanipress

Pallaska tregon se kur do të fillojë punën Gjykata Speciale (Video

lipjanipress
Skip to toolbar