LipjaniPress

Dita e verifikimit të fakteve, Kolegji AAB dhe Kallxo.com organizuan ligjëratë speciale për studentët e gazetarisë

Lipjani

Prishtinë, 5 prill 2017- Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve (International Fact-Checking Day), Fakulteti i Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB dhe KALLXO.com, organizuan ligjëratë speciale në temën: “Mos lejoni me ju mashtru: Verifikoni faktet”, ku ligjërues para studentëve ishin Drejtori Ekzekutiv i ‘Internews Kosova’, Faik Ispahiu, si dhe redaktori i ‘Drejtësia në Kosovë’, Kreshnik Gashi.
z. Ispahiu, në këtë ligjëratë njoftoi studentët për ‘Krypometrin’, platformë kjo që e ka aplikuar ‘Kallxo.com’, e cila merret me monitorimin, verifikimin e më pas publikimin e gënjeshtrës së akterëve llogaridhënës.
“Krypometri është pjesë e “Fact-Checking-ut’ ndërkombëtarë. […] Kripën e kemi përdorur si metaforë të gënjeshtrës, duke u treguar edhe detaje të tjera të kategorizimit të gënjeshtrës të aplikuara në ‘Krypometër’si: “Me kos”, “Rrenë”, “Rrenë e krypur”, etj.
Pos gënjeshtrës, ‘Krypometri’ merret edhe me të vërtetat, duke i klasifikuar deklaratat apo premtimet e llogaridhënësve si: “Të vërteta” dhe ‘Pjesërisht të vërteta”.
Ndërsa, Kreshnik Gashi tha se kjo platformë e cila ka ardhur edhe si kërkesë e rendit të ri botëror të gazetarisë, është nisur si ide qysh para dy viteve, dhe se për dy vite radhazi u është dashur shumë punë për mënyrën e realizimit, ku tek në dhjetor të vitit të kaluar është lansuar në uebfaqen e Kallxo.com.
“Krypometri ka qenë diçka e re në skenën e informimit në Kosovë, pasi që deri më tani nuk është matur niveli i përputhshmërisë së fakteve të deklaratave të politikanëve”, tha Gashi, duke shtuar se kjo platformë ka ardhur me qëllim që akterët llogaridhënës të kenë kujdes në deklarimet e tyre publike.
Në këtë ligjëratë u fol edhe për besueshmërinë e informacioneve nga skena mediatike në Kosovë, si dhe me sfidat me të cilat janë përballur në vazhdimësi “Internews Kosova’ dhe ‘BIRN’, si nga puna e vështirë në terren, problemi me qasjen në dokumente zyrtare e deri të proceset gjyqësore që kanë pasur deri më tani.
Gjatë tërë ligjëratës studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv ishin të përfshirë në mënyrë interaktive në debat duke u interesuar për çështje me të cilat ballafaqohen gazetarët e mediat dhe duke shprehur qëndrimet e tyre për verifikimin e fakteve si një domosdoshmëri për informacion të qëndrueshëm./LipjaniPress.com//

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Une Florim Shala anetar i Kryesise se PDK-se – dega ne Lipjan, demantoj lajmin e meparshem te disa mediave

lipjanipress

Kryetari Ahmeti vizitoi punimet në instalimin e Ujësjellsit

lipjanipress

NJOFTIM PUBLIK PËR DËRGIMIN E PROPOZIMEVE PËR ANËTAR TË KOMITETIT KOMUNAL VEPRUES NGA PËRFAQËSUESIT E ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE

lipjanipress

Përurohet projekti “Sistemi i unifikuar i adresave” në Komunën e Lipjanit(FOTO)

lipjanipress

Fatmir Reqicën nuk e thyen dënimi 40 vjeçar

lipjanipress

Komuna e Lipjanit njofton organizatat joqeveritare

lipjanipress

Janë inaguruar tri fusha ne Lipjan (Foto+Video)

lipjanipress

Në Ferizaj po jepen viza të rrejshme për Gjermani

lipjanipress

Reflektime nga Pajtimet e Gjaqeve (Ismail Gashi)

lipjanipress

LDK-Lipjan prezanton Sllovin disa pamje më herët dhe tani.

lipjanipress

Bekim Olluri: Forumi Rinor i AKR-së dega në Lipjan, bojkoton dhe pezullon të gjitha aktivitetet AKR-së në Lipjan

lipjanipress

Si do të ndryshonte pozita e komunitetit Ashkali në rastë të qeverisjes nga LVV

lipjanipress
Skip to toolbar