Demokracia në Veprim (DnV), ka lansuar sot zyrtarisht fushatën vetëdijësuese “#AsUnë nuk do të votojë për kandidatë të korruptuar”.
Qëllimi i kësaj fushate është të ndikojë tek partitë politike që të mos përfshijnë në listat zgjedhore kandidatë të përfshirë në dukuri korruptive.
Kjo organizatë joqeveritare ka ftuar që të mos votojnë kandidatët e korruptuar në rast se ata përfshihen në listat zgjedhore për deputetë.
DnV ka bërë të gjitha përgatitjet për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit. Kjo OJQ ka angazhuar 2700 vëzhgues.
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: