LipjaniPress

Donacion të rëndësishëm nga Gjermania Policis së Kosovës

Lajme Lipjani Technology

Prishtinë 14 janar 2021,Sot me 14.01.2021, Policia e Kosovës ka pranuar një donacion të rëndësishëm me pajisje nga shteti Gjerman. Muajt e fundit Gjermania i ka dhuruar Policisë së Kosovës donacion në pajisje dhe vetura në vlerë mbi gjysmë milionio euro.Sot Dorëzim-Pranimi i donacionit në pajisje për Policinë u bë nga Ambasadori gjerman në Prishtinë z. Joern ​Rohde dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti.

Me rastin e pranimit të këtij donacioni Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti shprehu falenderimin e tij për popullin dhe shtetin Gjerman në ndihmën e ofruar në vazhdimësi për Policinë e Kosovës. Pajisjet e dhuruara rrisin efikasitetin e punës operacionale të Policisë së Kosovës, veçanërisht të policisë kufitare dhe kjo gjithashtu ndikon në rritjen e sigurisë për qytetarët tanë.

Policia e Kosovës është gjithmonë mirënjohëse për ndihmën e ofruar nga partnerët tanë dhe pajisjet e ofruara sot nga shteti gjerman do të përdoren në mënyrën më të mirë.Ambasadori Joern Rohde me këtë rast tha: “Është një nder i veçantë të dorëzosh pajisje për Policinë e Kosovës duke nënvizuar edhe më tej mbështetjen tonë gjermane për një kohë të gjatë për ndërtimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës.

Donacioni i dhuruar përfshin 16 pajisje të shikimit natën, 8 dylbi të imazhit termik, 3 detektorë, si dhe laptopë dhe pajisje trajnimi me vlerë prej më shumë se 240.000 EUR.Në fund të vitit që lam pas (2020), Gjermania i dorëzoi Policisë së Kosovës 15 automjete të reja në vlerë prej më tepër se 240.000 EUR. dhe pajisje/njësi të Certifikimit të Dokumentave për Policinë Kufitare me vlerë më shumë se 60.000 EUR.Vite me radhë, Policia Federale Gjermane po mbështet Policinë e Kosovës si me pajisje të rëndësishme dhe kapacitete tjera trajnuese, përfshirë edhe rolin e Oficerit ndërlidhës, përderisa gjatë këtij aktiviteti u rikonfirmua se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe më tej.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Çfarë më mësoi Sllobodan Millosheviqi për Donald Trumpin

lipjanipress

Lushtaku e Selimi dalin para Gjykatës

lipjanipress

Kryetari Ahmeti ka vizituar fshatin Babush

lipjanipress

Punëtori për hartimin e Rregullores së re për subvencionet

Press Lipjani

I pari i Lipjanit Imri Ahmeti me bashkëpunëtorët e tij po ashtu sot kanë vizituar punimet në Llugagji

lipjanipress

Opozita kritikon komunën e Lipjanit për tejkalim të numrit të të punësuarve

lipjanipress

Bukuresht: Qeveria formalisht e pezullon dekretin që nxiti protesta masive

lipjanipress

Incidente gjatë takimit elektoral të Le Pen, sulmohet një deputet

lipjanipress

Glauk Konjufca: Nëse Shpendi ishte me jahtin e Devollëve, duhet të merret në përgjegjësi

lipjanipress

Shpërthim në një banes në Londër

lipjanipress

Erdogan i quan “mbetje naziste dhe fashiste” holandezët

lipjanipress

7 opinione për 10-shin e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan Shkelzen Bislimin

lipjanipress
Skip to toolbar