LipjaniPress

E JASHTMJA MANIFEST I SË BRENDSHMES

Lajme Lipjani Op/Ed

Nga: Besarta Gashi

Është tërësisht një çmenduri po ti shikosh njerëzit se si e jetojnë jetën e tyre. Aq çmenduri sa të mendosh se një intelekt i tillë prej njeriu, i qartë si qielli, i freskët si ajri i malit, i mprehtë si shpatë, është gjithmonë gjakftohtë ndaj ngjarjeve dhe rrethanave. Po i pyete të gjithë, të gjithë ankohen. Nuk është që nuk kanë mundësi për ndryshim. E kishin edhe më parë. Ata sikur janë mësuar të jetojnë në kafazin e izoluar me mjerim dhe varfëri. Me të vërtetë ajo se si ne e duam shtetin tonë e tregon mënyra se sa ne bëjmë për të. Nuk mund të thuash se po i ndihmon shtetit duke i paguar tatimet kur në të njëjtën kohë e di mirë se ato nuk shpërndahen në mënyrë të drejtë dhe edhe më keq ato nuk na kthehen në të mira apo shërbime.

Në mentalitetin e tkurrur politik, nuk na është lënë mjaftueshëm hapësirë t’i gjykojmë vetë mundësitë dhe rrethanat. Ne duhet t’iu përshtatemi atyre, duke gjetur vend në universitet, duke kërkuar punë, por duke gjetur “lidhje”, sepse në të kundërtën renditesh tek të papunët. Ne biem para pamundësisë për të qenë ata që jemi, sepse brenda nesh me siguri duhet të jetë ana tjetër e medaljes tonë, që ne nuk arrijmë ta shpërfaqim asnjëherë. Rrugëtimi ynë nuk duhet të mbarojë kurrë, madje ai sapo ka nisur.

Në pushtetet e pasluftës, të cilat i dallon vetëm fytyra dhe armët nga ato të mëparshmet, shohim se si na e kanë katandisur vendin, të maskuar, duke i futur në grushtin e tyre të gjitha institucionet, si ato administrative, mediet, dhe shkollat. Thuajse ata janë pronarët e ne jemi punëtorë të thjeshtë që iu kryejmë atyre shërbime. Në shkolla do të duhej të mësohej se si të ndajmë mendjen tonë dhe të kuptojmë dhe veprojmë arsyeshëm por as këtu nuk na lanë vend. Ty të pengon diçka dhe dëshiron ta shohin të gjithë, por redaktori i gazetës apo televizionit së pari konsultohet me të “fortin” pastaj krijon hapësirë për ty.

Por a jemi kaq inferiorë dhe çfarë bëjmë ne?!

Prapë zgjedhim robërinë në vend të lirisë dhe nëpërkëmbjen në vend të drejtësisë, edhe pse kjo robëri na e ka lodhur shpirtin. Historia na ka mësuar se sa të fortë qëndruam ndaj rrebeshe pushtetesh e sundimesh të huaja, me shekuj.

Por çfarë ndodhi me ne tani? A u tjetërsuam kaq shpejt në diçka të mbështjellur me interes e moskujdes? A janë zemrat tona po ato të njëjtat siç ishin më parë? Një popull që nuk vendos vetë për fatin e tij rrezikon të zhduket. A po e lejojmë zhdukjen e vetvetes tonë?

Ajo çfarë ne japim nga jashtë tregon atë se çfarë jemi nga brenda. Sado të mëdha që ishin përpjekjet tona për ndryshim dhe shpresat tona se një ditë do të jetojmë të lumtur në shtetin tonë, përpjekja jonë po rezulton e kotë. Ne e ngrisim zërin vetëm atëherë kur interesat tona personale preken.

Na erdhën faturat e fryra të rrymës, me ditë të tëra protestuam se na u duk padrejtësi, por u bë pazar me ne e me shtetin tonë dhe ne nuk bëmë zë. A na e ngrëni macja gjuhën? Apo na u ndal rryma tash e nuk po shohim? E kemi hapur derën e po lejojmë të hyjnë e të dalin pa dhënë llogari, ngase gabimi është te koka jo te këmbët.

Këmbët të mbajnë mos të rrëzohesh por koka tregon nga po shkon. Në një ndërlidhje të kokës dhe zemrës duke e kuptuar se oqeani nuk kalohet me not e aq më pak vetëm, ti hapim sytë dhe të shohim përtej sa i gjerë është oqeani. Të marrim në dorë vetë timonin e anijes e ta drejtojmë anijen sëbashku se po na e mori dikush, të na fundosin është e pashmangshme. Të ndalojmë së kënaquri egon tonë, duke harruar kush ishim, dhe nga vijmë. Të mos na e fshijnë të kaluarën duke na rrahur shpatullat se duhet edhe pak kohë por do të bëhet mirë. Nuk do të bëhet mirë përderisa ne qëndrojmë në vend dhe shikojmë si spektatorë, përderisa shfaqja veçse po përfundon.

Është koha që të ndryshojmë zemrat tona, vetveten tonë. Të mësohemi të angazhohemi për të mirën e përgjithshme jo vetëm për veten tonë. Të bëjmë punë që nuk paguhen, e të kujdesemi për shtetin tonë duke mos zgjedhur mendësinë politike të privates dhe interesit por atë që do të jetë për të gjithë, e të gjithëve. E atëherë kur ta kemi bërë këtë ndryshim brenda vetes, ndryshimet nga jashtë do të jenë të dukshme. Kësisoj do të zhvillojmë shtetin por, duke ndërruar pushtetin që na ka tjetërsuar nga ajo që ishim në diçka që kurrë se paramenduam se do të bëhemi. Të jesh apo të mos jesh është tjetër gjë, por të kesh mundësi e mos ta bësh atë është diçka krejt tjetër.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB)

lipjanipress

Zjarr në një punëtori në burgun e Idrizovës

lipjanipress

Policia: Do të veprojmë në tërë Kosovën në mbrojtje të votës

lipjanipress

NË POLICINË E KOSOVËS GRADOHEN 127 TOGERË

lipjanipress

Kandidati për kryetar z.Heset Sahiti shpalosi edhe në Grackë të vogël programin për qeverisjen 4 vjeqare në Lipjan.

lipjanipress

“KEDS-i nuk iu shit vëllait turk, por e blenë ata që e shitën” [video]

lipjanipress

M.Tahiri: Punësimi mbetet ende sfida më e madhe për të rinjët e Ashkalinjëve

lipjanipress

Haziri koordinohet me BIK’un në Gjilan “për ndërtimin e xhamive dhe një qendre islamike”

lipjanipress

Tenderi milionësh në KEK -lirohet nga akuza Nijazi Thaçi

lipjanipress

Publikohen fotografitë e ushtarëve të vrarë sirianë nga sulmët ajrore të SHBA’së (FOTO)

lipjanipress

‘Mars’ tërheq disa lloje çokollatash nga tregu – mund të përmbajnë virus vdekjeprurës

lipjanipress

Zogaj merr veten, tregon se në kë dyshon për sulmin ndaj tij

lipjanipress
Skip to toolbar