LipjaniPress

Erdogan lëshon një kërcënim të ri: Kosova të ketë kujdes me Ambasadën tonë në Prishtinë

Lajme

Ministria e Jashtme e Turqisë ka bërë një reagim duke i quajtur të pabaza dhe manipulime mediale pohimet se 6 gylenistët janë mbajtur ne Ambasadën e Turqisë në Prishtinë. Ofensiva që e nisi dje Erdogan ndaj Kosovës ka vazhduar nga diplomacia turke e cila ka kërkuar nga autoritetet në Kosovë që të kenë kujdes me ambasadën e tyre në Kosovë.
Brenda 24 orëve të fundit, Kosova i kanë ardhur dy kërcënime nga Turqia. I pari ishte kërcënimi i Erdoganit ndaj Haradinajt ndërsa tjetri është i Ministrisë së Punëve të Jashtme Turke, e cila i bën thirrje Kosovës të ketë kujdes me Ambasadën turke në Prishtinë. Gjithë këto zhvillime po ndodhin pas kidnapimit dhe pastaj depërtimit të gjashtë gylenistëve në Turqi.

Ministria e Jashtme e Turqisë ka komentuar protestat para ambasadës turke në Prishtinë, por edhe për shkrimet e mediave.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Hami Aksyou në një deklaratë të publikuar në ueb-faqen e MPJ-së turke ka thënë se fytyra e organizatës së Gylenit “është ekspozuar me veprimet kundër Turqisë”.

Në këtë komunikatë është thënë se Kosova e ka përgjegjësinë për sigurinë e shtetasve turqt, misioneve dhe zyrtarëve tjerë.

“Fytyra e vërtetë e organiztës Feto përsëri është duke u ekspozuar në gjithë botën me veprimet e tyre kundër Turqisë dhe misioneve të saj. Autoriteteve të Kosovës u është rikujtuar se siguria e shtetasve turq, misioneve, zyrtarëve dhe kompanive në vend është kryekëput përgjegjësi e Kosovës si vend pritës dhe presim që të veprojnë në kuadër të obligimeve të tyre ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Ministria e Jashtme turke,

Aksyou ka kërkuar nga Kosova që të kenë kujdes ndaj veprimeve që ndërmarrin për “gylenistët”.

Kanë kritikuar edhe mediat për lajmet provokuese që sipas MPJ-së turke, synojnë të sulmojnë ambasadoren e Turqisë. “Ne gjithashtu presim që miqtë tanë të kenë një qasje të kujdesshme dhe të pakompromis ndaj veprimeve të këtyre anëtarëve të organizatës terroriste dhe qarqeve që i mbështesin ato.Nga ana tjetër, lajmet provokuese në mediet që kanë për qëllim Ambasadën tonë, vecanërisht Ambasadoren tonë , duke pohuar se njerëzit që u deportuan nga Kosova ishin në Ambasadën tonë në Prishtinë janë të pabazuara. Ne gjithashtu hedhim poshtë dhe dënojmë me forcë manipulimet e tilla të dëmshme të medieve”, përfundon komunikata.

Ky reagim ka ardhur pas raportimeve se ambasadorja e Turqisë ka qenë e përfshirë në ekstradimin e 6 shtetasve turq.

Për ekstradimin e “gylenistëve” është protestuar disa herë edhe para ambasadës turke në Kosovë, por edhe para qeverisë.

Facebook Comments

Related posts

Të hënën funksionalizohet zyra për vërtetime të veteranëve (Video)

lipjanipress

Debat i ashpër i kandidatëve presidencialë francezë për Evropën

lipjanipress

Parashikimi i motit për javën që po vjen

lipjanipress

Përurohet projekti “Sistemi i unifikuar i adresave” në Komunën e Lipjanit(FOTO)

lipjanipress

Asfaltohet rruga e fshatit Resinovc

lipjanipress

Imri Ahmeti LDK-Lipjan (Blinaj) është koha që të qeverisim pa ortak.

lipjanipress

Fuqizimi i të rinjve nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në avokim për të siguruar ofrim më të mirë të shërbimeve shëndetësore në Kosovë.

lipjanipress

Këto janë vendet që nesër do të mbesin pa rrymë

lipjanipress

Lutfiu: Turqia do të vazhdojë t’i njohë diplomat e Maqedonisë (VIDEO)

lipjanipress

Sa trupa e çfarë armë do të kenë Ushtria e Kosovës?

lipjanipress

Talebani i dërgon letër presidentit Donald Trump

lipjanipress

Lëvizja “Stop Operacionit Soros”: Uashingtoni ta revidojë punën e USAID-it në Maqedoni

lipjanipress
Skip to toolbar