LipjaniPress

Erdogan nga Beogradi mesazh myslimanëve të Sanxhakut: Kurrë s’do të përkrah asnjë nacionalizëm

Lajme

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, pas takimit të sotëm në Beograd me kolegun e tij serb Aleksandar Vuçiq, i porositi myslimanët e Sanxhakut, rajonit të Serbisë të cilin do ta vizitojë nesër, se kurrë s’do të përkrahë “asnjë nacionalizëm”, përcjell Gazeta Express.

“Dua të them këtu dhe të mërkurën në Novi-Pazar se kurrë s’do të jem në krahun e asnjë lloji të nacionalizmit”, deklaroi Erdogan, duke shtuar se “në Novi-Pazar nuk ka asnjë problem”.

Lideri turk i porositi myslimanët e Novi-Pazarit, qendrës së Sanxhaku, para vizitës së tij të nesërme atje, se ata janë “urë e miqësisë ndërmjet dy vendeve” – Turqisë dhe Serbisë – dhe se “këtë duhet ta kultivojnë dhe ta çmojnë”, raportojnë mediat serbe,
Presidenti turk, i cili po kryeson një delegacion të madh qeveritarësh dhe biznesmenësh turq – rreth 700 veta – për vizitë dyditore në Serbi, sot, pas një forumi të madh të biznesit, e quajti Serbinë “vend kyç të Ballkanit”, ndërsa për presidentin serb Vuçiq tha se është “një rast i mirë për tërë rajonin, pikërisht për shkak të gjërave siç janë prosperiteti, paqja dhe bashkëjetesa në rajon”.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Ky është parashikimi i motit për sot

lipjanipress

Abrashi mysafir te veteranët

lipjanipress

Plagoset një femër me armë zjarri në Prishtinë

lipjanipress

Vuciq: Mustafa s`më kthen përgjigje, me Kosovën do bëj atë që e ka bërë Titoja

lipjanipress

Sipërmarrësi rus paralajmëron: Brexit mund të çojë drejt një lufte të re

lipjanipress

Shkupi reagon ndaj Edi Ramës: Mos u merr me Maqedoninë

lipjanipress

Amerikanët: Votuam për Trump, por s’duam që muri me Meksikën të ndërtohet

lipjanipress

Zyrtarizimi i kandidatëve për kryetar nga partitë e ndryshme

lipjanipress

Pushimet e Ivanka Trump me të dashurën e Vladimir Putinit në Dubrovnik (Foto)

lipjanipress

Pas akuzave të Presidentit vjen përgjigja nga Brukseli: Kosova t’i kryejë punët

lipjanipress

I ri në moshë por i suksesshëm, biznesmeni lipjanas ka disa këshilla për të dhënë

Granit

Mijëra qytetarë protestojnë në Barcelonë

lipjanipress
Skip to toolbar