LipjaniPress

EU observer: Hashim Thaçi dhe Daut Haradinaj pritet të akuzohen nga Gjykata Speciale

Lajme

Mediet e huaja po vazhdojnë të merren me zhvillimet që po ndodhin rreth Gjykatës Speciale në Kosovë. EU Observer, një medium i pavarur që mbulon zhvillimet brenda Bashkimit Evropian, i ka dhënë hapësirë deklaratës së shteteve të QUINT-it, që u publikua mbrëmë si ultimatum kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale.
Aty përmenden edhe kundërshtimet e Presidentit Thaçi dhe Daut Haradinajt ndaj Gjykatës Speciale, duke thënë se pikërisht ata dy do të përballen me aktakuza.
“Daut Haradinaj dhe Thaçi, të dy ish-komandantë të UÇK-së pritet të ballafaqohen me raste në Institucionin Gjyqësor të Zhvendosur të Specializuar të Kosovës” shkruan EU Observer, ku theksohet se me kundërshtimet që po i bëhen Gjykatës po rrezikohet e ardhmja evropiane e Kosovës.

Më pas në shkrim thuhet se BE-ja e ka krijuar Gjykatën Speciale për t’i trajtuar akuzat ndaj zyrtarëve të lartë të UÇK-së që kanë qenë të involvuar në trafikim organesh të të burgosurve serbë në luftën e Kosovës me Serbinë gjatë vitit 1998 dhe 1999.

Eu Observer ka transmetuar deklaratën e kryeministrit Haradinaj, gjatë vizitës së djeshme në Gjakovë, ku tha se ka qenë kundër Gjykatës derisa ka qenë në opozitë dhe se është kundër edhe tani.

“Vëllai i tij, Daut Haradinaj, një deputet, ka shkuar edhe më tej duke thënë javën e kaluar se arrestimet e para të Gjykatës Speciale do ta aktivizojnë ish-guerilen e UÇK-së”, shkruan EU Observer.

Po ashtu, aty përmendet edhe Presidenti Hashim Thaçi, si pjesë e kësaj përpjekjeje dhe vendimi i tij për të falur vëllezërit Kiqina e Ramadani.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Resul Sinani konfirmon se do t’i bashkohet Nismës së Fatmir Limajt

lipjanipress

E tmerrshme: “Shteti Islamik” nis të bombardojë edhe me dronë (Video)

lipjanipress

Thaçi fton për “dekriminalizim të partive politike”

lipjanipress

Kosova nuk i pranon më pasaportat e serbëve të Kosovës

lipjanipress

Haradinaj: Gjykata franceze s’do të ngutet, s’ekstradohem në Serbi

Press Lipjani

Vajza e Xhemajl Mustafës shpreson që Specialja ta zbardhë vrasjen e babait të saj

lipjanipress

Mimoza Kusari i përgjigjet të përditshmes “Zëri”

lipjanipress

Ardhja e mërgimtarëve, rrit numrin e aksidenteve

lipjanipress

Ky është dënimi që i pret ata që tentojnë të votojnë dy herë

lipjanipress

Mesazhi i Votuesit në Fletëvotimin e Ferizajt

lipjanipress

Këto foto të Norës me Robertin nuk i keni parë deri më tani (Foto)

lipjanipress

Mbahet mbledhja konsultative e bordit të drejtorëve

lipjanipress
Skip to toolbar