LipjaniPress

FAZ: Brenda Kosovës po krijohet një Republika Srpska

Lajme

Komunat dhe enklavat e pakicës serbe në Kosovë në të ardhmen edhe formalisht do të jenë një lloj shteti brenda shtetit të Kosovës, shkruan gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung në një analizë botuar të premten.

Për këtë janë marrë vesh qeveria serbe dhe ajo kosovare gjatë negociatave në Bruksel. Bashkësia e Komunave Serbe do të ketë stemën dhe flamurin e vet dhe do të administrojë vetë politikën arsimore, shëndetësore dhe sociale. Sipas FAZ serbët e Kosovës do të kenë një ‘parlament’ të vetin me ‘qeveri’ dhe ‘president’, të cilët do t’i përfaqësojnë ata ndaj Prishtinës.

Ata po ashtu mund të zgjedhin shefin e tyre të policisë, ndonëse ai formalisht do të emërohet nga autoritetet kosovare. ‘Më e rëndësishmja: bashkësia e komunave serbe ka të drejtë të financohet drejtpërdrejtë nga Serbia. Kjo të kujton republikën e serbëve të Bosnjës. Ndoshta ajo është e pashmangshme politikisht, por për funksionalitetin e Bosnjë-Hercegovinës nuk ndihmon’.

Gazeta gjermane shkruan tutje se për shkak të kundërshtimit të Rusisë, Kosva nuk mund të anëtarësohet në OKB, andaj pavarësia e saj po mbetet e dorës së dytë. Në ato organizata ku Rusia nuk ka të drejtë vetoje, Kosova ka arritur të anëtarësohet – për shembull në Bankën Botërore, në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në federatat e futbollit FIFA dhe UEFA, transmeton dialogplus.

Por në organizata të tjera siç është Unioni i Telekomunikacionit Ndërkombëtar (ITU), një nënorganizatë e OKB-së, qasja e Kosovës mbetet problematike. Në negociatat e Brukselit palët janë marrë vesh që Kosova të ketë një prefiks telefonik, të cilin Serbia e quan ‘gjeografik’, jo ndërkombëtar. FAZ nënvizon se marrëveshjet Serbia i arrin marrëveshjet me Kosovën vetëm nëse bëhet fjalë për Kosovo/a* – asterisku, pra ylli, i referohet një fusnote, e cila thotë se Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës.

Gazeta gjermane njofton se deri më tani Kosova ka paguar rreth 220 milionë euro për shfrytëzimin e prefiksit të Monakos dhe Sllovenisë për dy rrjetet e telefonisë mobile. Po ashtu për çdo bisedë apo mesazh telefonik Monaco Telecom dhe Telekom Slovenije arkëtojnë mes 20 deri 50 për qind të shumës. Ndonëse Kosova do të ketë prefiks telefonik, bisedat me Serbinë, ndonëse në botën e jashtme, do të zhvillohen me tarifë lokale. Serbët e Kosovës mund të kenë në të ardhmen edhe rrjetin e tyre të telefonisë mobile

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Mediat serbe: Thaçi do t’ua japë para deputetëve serbë për të votuar për ushtrinë

lipjanipress

Skandal në kopshtet e Tiranës! Edukatorja veprim të turpshëm me fëmijën (Foto)

lipjanipress

Obama sfidoi Kongresin për të dorëzuar $ 220 milionë.

lipjanipress

Shqipe Pantina jep dorëheqje

lipjanipress

Zogaj merr veten, tregon se në kë dyshon për sulmin ndaj tij

lipjanipress

E tmerrshme: “Shteti Islamik” nis të bombardojë edhe me dronë (Video)

lipjanipress

Kodra e Diellit e lënë pas dore, skitarët ankohen se s’ka kushte për skijim (FOTO)

lipjanipress

Gazetari Musa Mustafa është kërcënuar me jetë, përmes një SMS-je të dërguar në gjuhën serbe nga një numër i operatorit IPKO.

Press Lipjani

Talebani i dërgon letër presidentit Donald Trump

lipjanipress

Kryetarja e Preshevës kërkon njohjen e diplomave të Kosovës…

lipjanipress

Territori i Kosovës do të matet nga zyrat me dokumente kadastrale

lipjanipress

Dorëhiqet gjeografi i vetëm nga Komisioni Qeveritar për Demarkacion [dokument]

lipjanipress
Skip to toolbar