LipjaniPress

Fillon ndërtimi i objektit të ri shkollor në fshatin Rubovc

Lajme Lipjani

Në fshatin Rubovc të Komunës së Lipjanit, sot para një numri të madh të qytetarëve, arsimtarëve dhe të pranishmëve të tjerë, Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me drejtorin e shkollës “Drita” në Rubovc, Ekrem Murati kanë vënë gurëthemelin për ndërtimin e objektit të ri shkollor në këtë venbanim.
Në këtë rast Kryetari Ahmeti ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e fshatit Rubovc për fillimin e punimeve në obejtkin e ri shkollor, duke theksuar se Komuna e Lipjanit është e përkushtuar që lëmin e arsimit ta ketë prioritet me qëllim të krijimit të hapësirave më moderne për nxënës.
“Është ditë e veçantë, ditë gëzimi për të gjithë banorët e Rubovcit, por edhe për ne, që po vendosim gurëthemelin e këtij objekti kaq të nevojshëm dhe për të cilin kanë pritur gjatë banorët e këtij fshati”, tha kryetari Ahmeti.
I pari i Lipjanit ka theksuar se përveq ndërtimit të objektit shkollor, do të mbetet obligim i yni i përbashkët që në vazhdimësi t’i plotësojmë të gjitha kushtet që të arrijmë një cilësi më të mirë në mësimnxënie për gjeneratat që do vijnë jo vetëm në Rubovc por në të gjithë teritorin e Komunës së Lipjanit.
Ky projekt është investim i Komunës së Lipjanit dhe do të realizohet në dy faza dhe faza parë do të kushtoj 138,895.76 euro.
Ndërsa faza e dytë pritet të realizohet në vitin e ardhshëm./LipjaniPress.com//

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

REAGIM: PDK – Dega Lipjan

lipjanipress

Konfirmohet vizita e Mogherinit në Mitrovicë

lipjanipress

Policia: Do të veprojmë në tërë Kosovën në mbrojtje të votës

lipjanipress

Veseli:Fillimi i Ri është garancë për Shtetin e Kosovës dhe fuqizimin e tij (FOTO)

lipjanipress

Arrestohet ushtari gjerman, planifikonte sulm terrorist

lipjanipress

Dy të vrarët dhe i plagosuri në Bazel, shqiptarë

lipjanipress

Në këto vende nuk do të ketë rrymë gjatë ditëve të ardhshme

lipjanipress

Komisioni Parlamentar për Media dënon ashpër kërcënimet ndaj Berat Buzhalës

lipjanipress

Mjegulla bllokon Shkupin, anulohen fluturime, aterime në Prishtinë e Ohër…

lipjanipress

Në 18 vjetorin e masakrës në Krushë, Thaçi fton drejtësinë të hetojnë vrasjet dhe masakrat

lipjanipress

Takim zyrtar mes Greg Delawie dhe Adnan Rrustemi diskutuan për ecurinë e përgatitjeve të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit

lipjanipress

Agjenti serb: Haradinaj s’u arrestua për krime lufte, prapa tij qëndrojnë njerëz të CIA’s dhe NATO’s (Video)

lipjanipress
Skip to toolbar