Lipjanipress

Formohet Klubi 2 Futbollistik “KF-Lipjani”

Lajme Lipjani Sport

Rrethanat sportive kanë bërë që Klubi Futbollistik “Ulpiana “ nga Lipjani, dikur anëtar e Supërligës së Kosovës, të bie në rangun më të ulët sportiv, pra në rangun e garave lokale. Natyrisht, që kjo rezulton nga një menaxhim i dobet, jo professional dhe jo sportiv sepse kushtet në të cilat vepron ky ekip janë shumë më të mirë se në kohën e saj të hershme kur ishte në Supërligë. Prandaj, për shkak të kësaj gjendje të keqe që po mbretëron në “Ulpiana”, një grup sportistësh profesionistë e kanë humbur durimin dhe e kanë formuar një klub të ri të futbollit: “KF-Lipjani”.

“ Unë Jeton Gashi dhe Ramiz Qeriqi, ishim personat të cilët e kemi dërguar “Ulpianën” në Supërligë.Mirëpo, përkundër sukseseve, mungonte përkrahja morale ,por edhe mjetet finaciare. Për këto arsye këta dy sportdashës u tërhoqë dhe “Ulpiana “mbeti. Ajo mbeti në duartë e atyre që nuk ishin profesionistë të sportit të futbollit dhe tani kur jemi në vitin 2018,”Ulpiana”është aty ku është,sikur ish “Slloga” në vitin 1926,thotë Jeton Gashi. Në vijim Gashi thot se për futbollin nuk do të thotë vetëm paraja, por duhen njerëz që e njohin futbollin. Dhe ata që janë profesionistë për futbollin. Lojtarët e “Ulpianës” nuk u respektuan, nuk u janë dhënë pagat, filluan pakënaqësitë më pas munguan edhe rezultatet kështu që “Ulpiana” erdhi në gjendjen më të ultë të mundshme. Prandaj, nga këto rrethana, një grup entuziastësh, ekspertë dhe profesionostë të futbollit të komunës së Lipjanit, ndërmorrën iniciativën për ta formuar një ekip të ri të futbollit në Lipjan,duke shpresuar se komunës së Lipjanit do tia kthejnë futbollin në Supërligë. Në vijim z. Gashi thotë se” në Supërligë arritëm me mund të madh. Kemi qenë të angazhuar të gjithë stafi udhëheqës i ekipit ,trajnerët,por edhe vetë lojtarët.U dashtë një punë me përkushtim dhe seriozitet të shtuar për të arritur në atë nivel. Ramiz Qeriqin ishte një sportdashës por edhe unë i qëndroja afër si një sportiest me përvojë brenda dhe jasht vendit “thotë Gashi. Ai ka pohuar se “kur ne ishim në Supërligë, në futbollin e Kosovës ,ishte kënaqësi e madhe,por duhej edhe sakrificë. Fatëkeqësisht,këto të arrituar nuk u shkonin për qejfi atyre të cilët nuk e donin “Ulpianën” në Supërligë dhe filloi mungesa e përkrahjës nga vendësit sepse ndoshta kjo e arritur sikur edhe i pengonte një numër sportdashës të komunës së Lipjanit .Mirepo ishte edhe mungesa e profesionalizmit të tyre për ti dhënë mbështetje ekipit sportiv në Supërligë” thotë z. Gashi,tani kryetari ri i KF-Lipjani. Gashi ,u dëshiron sukses kolegëve të “Ulpianës”në rrugën sportive ,por thot se do të punojë me ekipin tim te ri dhe stafin profesionist në përbërje të të cilit janë:
Jeton Gashi – Kryetar
Shyqëri Saliu – Anëtarë
Lorik Bërbatovci – Anëtarë
Ramiz Qeriqi – Anëtarë
Milot Rexhepi – Anëtarë
Visar Bardhi – Anëtarë
Apollon Ajeti – Anëtarë
Stafi trenerëve :
Shyqëri Saliu
Jeton Gashi
Visar Bardhi
Milot Rexhepi
Apollon Ajeti

Klubi Futbollisti “Lipjani”, ka për qëllim organizimin dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin e seancave stërvitore nga një gushti 2018,për të gjitha grupmoshat : U- 7 U-9 U-11 U-13 U-15 U-17 U-19 ( Juniorë ) meshkujt kurse për femra U-16.
Ndërsa,aktivitetin e tij sportive, KF, LIPJANI, do ta zhvillojë në stadionin e qytetit “ Sami Kelmendi “ në Lipjan./Lipjanipress.com//

Facebook Comments

Related posts

Nderohen dhe përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Komunës së Lipjanit

lipjanipress

Instrumentistët e Vegjël Popullor nga Lipjani shpërblehen me dy çmime në Festivalin e 14-të mbarëkombëtar në Fushë -Arrëz

lipjanipress

Profesori në Pejë matë forcat me nxënësit (Video)

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli