LipjaniPress

FSK stërvitet me ushtrinë e Shqipërisë – Demolli nuk e përmend në Tiranë themelin e ushtrisë së Kosovës

Lajme Shqipëri

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Haki Demolli, u prit sot me nderime të larta ushtarake në vizitë zyrtare në Tiranë, nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Të dy ministrat diskutuan për çështje të interesit të përbashkët dhe për Planin e Bashkëpunimit Dypalësh në mes të Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, ministri Demolli dhe ministrja Kodheli, biseduan edhe për zhvillimet e fundit të sigurisë në Republikën e Kosovës dhe në veçanti për situatën e krijuar në kufijtë veriorë të saj.

Në takim u fol gjithashtu edhe për dyfishimin e numrit të ushtarakëve shqiptarë që janë pjesë e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.

Po ashtu, në takim u bisedua edhe për vizitën e fundit të sekretarit të NATO-s që i bëri Kosovës, ditët e kaluara, ku u theksua nga ana e Jens Stoltenberg përkrahja e vazhdueshme, të cilën po jep NATO në sigurimin e paqes në Kosovë dhe u theksua se edhe në të ardhmen trupat e KFOR-it do të qëndrojnë dhe do t’i ofrojnë një siguri të plotë Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij takimi nuk u përmend transformimi i FSK’së në ushtri ndërsa të dy palët kanë nënshkruar planin që fokusohet në stërvitje dhe trajnim të përbashkëta ushtarake.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Vetëvendosje fsheh përplasjet e Shpend Ahmetit me Albin Kurtin (VIDEO)

lipjanipress

Franca vë në shënjestër grupet kriminale shqiptare ne qytetin Bourg-en-Bresse(FOTO)

lipjanipress

Linda Shahini rizgjedhet kryesuese e Grupit të Grave të Komunës së Lipjanit (FOTO)

lipjanipress

Ushtronte dhunë mbi anëtarët e familjes, arrestohet një person në Suharek

lipjanipress

Thyhet një pikë e Western Union-it dhe Mobi Shop Endrin në Lipjan

lipjanipress

Lëvizja “Stop Operacionit Soros”: Uashingtoni ta revidojë punën e USAID-it në Maqedoni

lipjanipress

Lutfiu: Turqia do të vazhdojë t’i njohë diplomat e Maqedonisë (VIDEO)

lipjanipress

Deliu-Kodra: 22 tetori do dëshmojë fuqinë e PDK’së

lipjanipress

Diplomati amerikan: Zgjedhjet e parakohshme nuk janë opsion

lipjanipress

Ngrihet aktakuzë kundër Shukri Bujës dhe 8 ish-zyrtarëve të Komunës së Lipjanit

lipjanipress

Zvicra s’ka përjetuar janar më të ftohtë në 30 vjetët e fundit

lipjanipress

FSHATI BABUSH MBËSHTETË SELATIN RETKOCERIN PËR KRYETAR TË KOMUNËS SË LIPJANIT

lipjanipress
Skip to toolbar