LipjaniPress

Gjoba dhe padi për partitë politike që përdorin të dhënat personale të qytetarëve

Lajme

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka publikuar sot një udhëzues që i shërben ndërgjegjësimit të subjekteve politike që të bëjnë fushatë pa shkelur të dhënat personale të qytetarëve

Jeton Arifi, drejtor për Marrëdhënie me Publikun në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, njoftoi se këtë udhëzues ua ka dërguar sot të gjitha partive politike të cilat janë në listën e KQZ-së, shkruan Arbresh.info.

Qëllimi i këtij udhëzuesi është informimi më i hollësishëm dhe ndërgjegjësimi i subjekteve politike që informimin e drejtpërdrejtë me qytetaret ta bëjnë pa shkeljen e të dhënave personale.

“Subjektet politike duhet të dinë si ti qasen qytetarëve dhe si e zhvillojnë marketingun e drejtpërdrejtë me qytetarët”, tha Arifi.

Ai ka thënë se shkelja bëhet kryesisht kur qytetarëve iu drejtohen mesazhe telefonike ndonëse për këtë nuk kanë pëlqimin e qytetarit.

“Privatësia e qytetarit është një e drejtë thelbësore dhe nuk mund të shkelet dhe se për shkelje të tilla parashihen edhe gjoba”.

Arifi tha se një dokument i tillë është krijuar si rezultat i ankesave të bëra.

“Numri i madh i ankesave është një indikator i fuqishëm se qytetarët janë vetëdijesuar”, ka thënë Arifi.

Ankesat e bëra nga qytetarët iu drejtohen Gjykatës Themelore ku dhe ngre padi ndaj asaj parti dhe sipas tarifave edhe do të gjobitet.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Familja Curri fal shoferin që ia mbyti vajzën Bleranda

lipjanipress

Lladrovci i ofron pozitë të lartë Xhavit Drenorit

lipjanipress

Avokati i Popullit: Kushtëzimi për pagesën e tatimit në pronë, i paligjshëm

lipjanipress

Vuçiq: Serbia ruan paqen në rajon, nuk pranojmë krijimin e ushtrisë së Kosovës

lipjanipress

Urdhri i Trump-it për dëbimin e myslimanëve nga SHBA i detyron ata të kthehen në Irak

lipjanipress

Njoftim: Komuna Lipjanit

lipjanipress

Partitë në pushtet dhe ato në Opozitë takohen për demarkacionin

Press Lipjani

Zyrtari i EULEX’it: Sistemi i drejtësisë të jetë llogaridhënës kur bën gabime

lipjanipress

Ja sa është numri i kosovarëve që jetojnë në Zvicër

lipjanipress

Çelaj thotë se Vetëvendosje po e frikëson drejtësinë

lipjanipress

Adem Grabovci në seancën gjyqësore dëshmitar i Prokurorisë në gjykimin e Fatmir Limajt(VIDEO)

lipjanipress

ZYRTARE: Avdullah Hoti kandidat i LDK’së për kryeministër

lipjanipress
Skip to toolbar