LipjaniPress

Hajrullahu – ‘Shoqëria civile do të jetë pjesë e kabinetit tim’

Lipjani

Numër i madh i të rinjve kanë marrë pjesë në debatin e organizuar nga dega e Rinisë Demokratike në Lipjan me kandidatin për kryetar të komunës së Lipjanit, Ismet Hajrullahu.
Debati është mbajtur në oborrin e qendrës kulturore “Tahir Sinani”, në mbrëmjen e së premtës. Gjatë këtij bashkëbisedimi me të rinjtë, kandidati për kryetar të komunës, Ismet Hajrullahu ka bërë shpalosjen e platëformës që do ta ketë PDK-ja gjatë qeverisjes të komunës.
Numër i madh i të rinjve kanë marrë pjesë në debatin e organizuar nga dega e Rinisë Demokratike në Lipjan,me crast me ta ka bashkëbiseduar kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit, Ismet Hajrullahu.
Debati në fjalë është mbajtur në oborrin e shtëpisë së kulturës “Tahir Sinani”, në mbrëmjen e së premtës. Gjatë këtij bashkëbisedimi me të rinjtë, kandidati për kryetar të komunës, Ismet Hajrullahu ka bërë shpalosjen e platëformës që do ta ketë PDK-ja gjatë qeverisjes të komunës.
Në vazhdim, ai, ka pohuar se se të rinjtë e kësaj komune po ballafaqohen me një papunësi të madhe. Prandaj, nuk mund të ketë punësim kur qeverisja aktuale e komunës ngulfatë bizneset,e ka edhe asosh që për gjashtë muaj pret për leje pune e kjo nuk i ipet.
Ndërkaq, Hajrullahu para një numri të pranishmëve në debatin në fjalë,ka shpalosur në detaje edhe për sferën e arsimit. Pra,me ardhjen e tij në krye të komunës, prioritet do ti kushtohet arsimit profesional që është në hap me kërkesat e tregut. Të rinjve të komunës së Lipjanit do tu ofrojmë një arsim kualitativ. Kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit, Ismet Hajrullahu ka folur edhe për Janjevën, vend ky historik të cilin nuk e ka bota.
Rrugët janë të shtruara me kubëza,e jo me gurë siç e kërkon ambient i saj. Poashtu, Janjeva ka një xhami tepër të vecantë,ashtu edhe kishën mbi 700 vite. Në këtë qytezë u ndërtua Shtëpia Muze e Shtjefën Gjecovit për të cilën bëri çmos ish-kryeministri i ndjerë Bajram Rexhepi. Mirëpo, për fat të keq më askush nuk përkujdeset për këtë objekt me vlerë të madhe kombëtare e historike.
“Në drejtoritë që do ti kemi do të përfshihet edhe shoqëria civile.Për ne kjo është tepër e rëndësieshme.Sepse kjo do të jetë edhe një mikqyrje e vazhdueshme”, u tha të rinjve në këtë debat, Ismet Hajrullahu.Poashtu,ai ka theksuar se “edhe konkurset do të përcillen edhe nga shoqëria civile deri në përfundim të tij.Me një fjalë cdo gjë do të jetë transparente të komunë gjatë udhëheqjes sonë,tha Hajrullahu.Në fund u zhvillua një debat i frytshëm ku një numër jo i vogël i të rinjve i parashtruan pyetje kandidatit për kryetar komune,z.Ismet Hajrullahu,i cili të gjithëve me kënaqësi u është përgjigjur.Duhet thënë se kanë dominuar pyetjet në fushën e arsimit,konkretisht krijimit të kushteve sa më të mira për student dhe nxënës./LipjaniPress.com//

Sektori për informim

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

INTELEKTUALË TË SHUMTË ADEROJNË NË LËVIZJEN VETËVENDOSJE! NË LIPJAN

lipjanipress

Ardit Isuf Tasholli, ingjinieri i parë i Makinerisë të Energjisë së Ripërtritshme në komunën e Lipjanit

lipjanipress

U përkujtuan dëshmorët dhe martirët e Komunës së Lipjanit

lipjanipress

Digjet ferma bashkë me 28 krerë lopë në Ferizaj (Foto)

lipjanipress

Lipjan: PDK – vazhdon takimet me strukturat e saj

lipjanipress

Ismet Hajrullahu ‘50% e kabinetit tim do të jenë gra’

lipjanipress

GLLOGOVCI DËSHMOJ SE KRYETARI IMRI AHMETI ISHTE DHE DO JETË KRYETARI I LIPJANIT EDHE PËR KATËR VITE

lipjanipress

Deklarat Primare 25 Pikëshe nga Lëvizja Për Ndryshim

lipjanipress

Asfaltohen rrugicat në fshatin Kraishtë, gjithashtu Filluan punimet për asfaltimin e rrugicave në Ribar të Madh

lipjanipress

Hajriz Rashiti zgjedhet punëtor më i dalluar i vitit 2018 (FOTO)

lipjanipress

Këta janë emrat e bashkëpunëtorëve të Shukri Bujës që akuzohen për keqpërdorime me prona

lipjanipress

NJOFTIM PËR DËRGIMIN E PROPOZIMEVE PËR ANËTAR KOMISIONI NGA SHOQËRIA CIVILE

lipjanipress
Skip to toolbar