Lipjanipress

Hajrullahu viziton zyrën komunale për punësim në Lipjan

Lajme Lipjani

Kandidati për Kryetar z. Ismet Hajrullahu, sot ka vizituar Zyrën komunale për punësim në Lipjan.
Ai u prit nga drejtori i kësaj zyre z.Ismet Gashi, i cili e njoftoi për gjendjen e punësimit në Komunën e Lipjanit dhe kërkesat për t’u punësuar nëpërmjet këtij agjencioni.
Sipas tij, në Komunën e Lipjanit përgjithësisht janë 12.000 qytetarë të papunë, ndërsa sipas sistemit kemi 6233 të tillë ku 50% janë të rinjë ndërsa 35 % janë femra.
Ndërsa në këtë agjencion janë lajmruar zyrtarisht të papunë 335 qytetarë.
Me ndërmjetësimin e agjencionit, nga 69 shpallje për vende të lira të punës, 64 janë punësuar.
Ai potencoi se është numër i madh i aplikantëve për një vend të punës, e cila tregon qartë gjendjen e papunësisë në vendin tonë.
‘ Për 6 praktikantë me pagesë në një institucion, kanë aplikuar 26 kandidatë’ shtoi z. Gashi.
Në anën tjetër, z. Hajrullahu shprehu gatishmërinë për bashkëpunim për të kontribuar në zbutjen e papunësisë në Komunën e Lipjanit.
‘Mundësia për hapjen e vendeve të punës vjen në përkrahje të bizneseve, të cilat duhet të jenë të lira për të ushtruar veprimtarinë e tyre, dhe jo duke iu vënë kushte’ tha z. Hajrullahu.
Ai poashtu theksoi se nëpërmjet kompetencave që u garantohen, do të zhvilloj politika me të cilat do të nxisë investime nga donatorë të huaj, të cilat do të zhvillonin ekonominë lokale dhe do të ndikonin në zbutjen e nivelit të papunësisë në komunën tonë./LipjaniPress.com//
Sektori për informim

Facebook Comments

Related posts

20 vjet nga rënia heroike e Jasharëve Fillojnë aktivitetet me rastin e vitit jubilar, 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit legjendarë Adem Jashari, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri.

lipjanipress

Zvicra e dëbon kosovaren pasi ia morri “socialit” 235 mijë franga

lipjanipress

Deri kur me projekte të dështuara

lipjanipress
Albanian
Kalo te paneli