LipjaniPress

Haradinaj i kundërpërgjigjet LDK’së: Po duan ta frikësojnë administratën

Lajme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi kjo e fundit e akuzoi atë për shantazh e kërcënime ndaj zyrtarëve të administratës shtetërore.

Haradinaj, i nominuar i koalicionit PDK-AAK-Nisma për kryeministër, kishte deklaruar ditë më parë se ata që s’e meritojnë do të largohen nga Administrata Shtetërore dhe se aty do të sjellë kuadro të reja.

Homologu i tij nga radhët e LDK’së, Isa Mustafa, të dielën i reagoi Haradinajt, duke i thënë se reformat në administratë s’bëhen me shantazhe e kërcënime.

Por, Haradinaj thotë se LDK po e shfrytëzon deklaratën e tij për ta frikësuar administratën.

“Ata po duan ta frikësojnë administratën, ta ruajnë ndonjë votë për vete”, është shprehur Haradinaj në një intervistë në RTK.

Sipas tij, nëse LDK do të ishte sot në koalicion me AKR, nuk do të reagonte.

“Sikur të kisha qenë në koalicion, ata do të thurnin lavdet më të mëdha për mua”, ka thënë Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

“Është fushatë zgjedhore… le të thonë çfarë të duan”, është shprehur Haradinaj. /Express/

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Zgjedhjet në Kosovë, me (2K) dy mijë vëzhgues më pak,

lipjanipress

“KEDS-i nuk iu shit vëllait turk, por e blenë ata që e shitën” [video]

lipjanipress

Nderohet Dëshmori Xhavit Kozhani, martirët e fshatit Ribar i Madh dhe Zllakuqan

lipjanipress

Vuciq: Mustafa s`më kthen përgjigje, me Kosovën do bëj atë që e ka bërë Titoja

lipjanipress

PDK e LDK po i mbajnë të fshehura listat e kandidatëve për deputetë

lipjanipress

Mungesa e kanalizimit rrezikon jetën e fëmijëve të Krajkës së Prizrenit

lipjanipress

Një muaj paraburgim policit dhe zyrtarit të Shërbimeve Korrektuese për armëmbajtje pa leje

lipjanipress

Historia e Dino Asanajt: e vranë apo bëri vetëvrasje? (VIDEO)

lipjanipress

Kjo ishte bomba e Ismet Beqirit për Ushtrinë

lipjanipress

Lokja nga Lipjani të cilës iu vranë 5 meshkuj të shtëpisë rrëfen se si e shau serbin në sy (Video)

Granit

Asfaltohen rrugicat në fshatin Kraishtë, gjithashtu Filluan punimet për asfaltimin e rrugicave në Ribar të Madh

lipjanipress

Njoftim: Komuna Lipjanit

lipjanipress
Skip to toolbar