LipjaniPress

Haradinaj: Mali i Zi në NATO siguri për rajonin, do ta përfundojmë edhe demarkacionin

Lajme

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka siguruar se gjatë qeverisjes së tij do të forcojë marrëdhëniet me shtetet fqinje, bazuar në fqinjësi të mirë dhe të barabartë.
Për këtë, ai ka marrë shkas gjatë një mesazhit të tij për ceremoninë e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, të zhvilluar sot.

Me këtë rast, Haradinaj siguroi se si kryeministër, në rast se merr besimin e qytetarëve më 11 qershor, ai do të përfundojë çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Ky është mesazhi i Ramush Haradinajt:

Me ceremoninë e sotme në selinë e NATO-s, Ballkani tashmë ka edhe një shtet në NATO.

Ky është lajm i mrekullueshëm për sigurinë rajonale, rrjedhimisht edhe për Kosovën. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është edhe një hap drejt përmirësimit të ambientit të sigurisë në rajonin tonë, edhe një hap drejt kontributit rajonal në sigurinë globale.
Hapi përfundimtar për sigurinë rajonale është anëtarësimi i Kosovës në NATO, duke uruar që edhe Maqedonia do ta arrijë këtë së shpejti, ndërsa Serbia të fillojë sa më shpejt politikat bashkëpunuese.

Qeveria e Kosovës, pas 11 qershorit, do të forcojë marrëdhëniet bilaterale dhe multilaterale me fqinjtë, bazuar në parimet e fqinjësisë së mirë dhe të barabartë. Me Malin e Zi jemi shtete mike dhe do të përfundojmë edhe çështjen e demarkacionit me dialog dhe qasje të përbashkët.

Alternativa jonë strategjike është anëtarësimi në NATO, si kontribut për sigurinë nacionale, paqen në rajon dhe përballimin e kërcënimeve dhe sfidave transnacionale, duke përfshirë këtu edhe përballjen me influencën në rritje të Rusisë në Ballkan.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Ambasada gjermane në Kosovë hap librin e zisë për Helmut Kohl

lipjanipress

KANDIDATI PËR KRYETAR SELATIN RETKOCERI VIZITOI SHOQATËN E VETERANËVE TË UÇK-SË

lipjanipress

Duhani, shkaktar i 85 për qind të rasteve me kancer në mushkri

lipjanipress

Kosovari që plagosi 9 persona me sopatë (Video)

lipjanipress

Organizatat e Shoqërisë Civile të Komunës së Lipjanit shqyrtuan prioritetet e programit ReLOad

lipjanipress

S.Pacolli: MS QUALITY Zyrtarisht fillon punën. (Video)

lipjanipress

Islanda kërkon emigrantë, ja mundësitë

lipjanipress

Gjatë ditëve në vijim vendet që do të mbesin pa rrymë

lipjanipress

Poeti Lulzim Tafa në revistën “The World Poets Quarterly”

Press Lipjani

Gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore në Selanik, evakuohen 50 mijë banorë

lipjanipress

Apel të gjitha institicioneve shqiptare (Video)

lipjanipress

Mbahet mbledhja e KK-së ,të Lipjanit: Votëbesimi i kryesueses tëKuvendit të Komunës Vlora Limani-Hajnuni: unë jam këtu që ti masim numrat me që ata kështu e kuptojnë demokracinë,

lipjanipress
Skip to toolbar