Një helikopter ushtarak japonez është rrëzuar në një zonë rezidenciale duke shkaktuar zjarr në një shtëpi. Video nga vendi i ngjarjes tregojnë tym të zi që u ngrit nga një shtëpi pranë një çerdhe në Kanzaki pasi helikopteri ra gjatë trajnimit.
Mësuesi i shkollës i tha se asnjë nxënës nuk ishte plagosur, por numri i viktimave është i paqartë.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Policisë, ka katër vetë që jetojnë në shtëpi ku helikopteri u rrëzua – të gjitha këta janë të sigurt.
Një grua 78-vjeçare që jetonte pranë skenës tha se pa helikopterin të zbriste ndërsa po ecte me qenin e saj.
Ajo tha për NHK të Japonisë: “Kam shikuar lart ku kam parë helikopterin duke rëndë në tokë me një zhurmë të lartë”, transmeton oranews.
Një nxënës gjithashtu tha: “Po shkoj në autobus dhe dëgjoja shoferin duke bërtitur” Ah “.
“E pashë helikopterin të binte nga qielli dhe pas pak çastit tymi i zi shpërtheu”.