Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorit të kombit nga Ribari i madh Xhavit Kozhani, një delegacion i Qendrës së Lëvizjes së VETËVENDOSJE!-së në Lipjan, i udhëhequr nga kryetari z. Selatin Retkoceri bëri homazhe, duke kujtuar dhe nderuar veprën dhe sakrificën e dëshmorit të kombi Xhavit Kozhani.
Për nderim të dëshmorit Xhavit Kozhani dhe për homazhe, të pranishëm ishin edhe deputetët e legjislaturës së kaluar dhe kandidatët për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! znj. Donika Kada – Bujupi, znj. Shqipe Pantina, z. Glauk Konjufca, z. Faton Topalli, z. Driton Tali dhe z. Xhevdet Qeriqi.
Delegacioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE! bëri homazhe edhe në varrezat e dëshmorëve të kombit Ajet Kozhani, Beqir Duriqi dhe Fahri Zani./LipjaniPress.com//
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: