Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh Ministër i Financave, Avdullah Hoti, e ka alarmuar Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ai ka thënë, në një shkrim në Facebook, se LDK është e përgatitur për të marrë përgjegjësinë e qeverisjes në Prishtinë.
“Keshilli i Pergjithshem i LDK-se miratoi platformen dhe orientimet programore per zgjedhjet e ardhshme lokale. Ne javet ne vijim do te jemi te shperndare te gjithe ne terren, ministrat, deputetet dhe zyrtaret e tjete nga LDK, per te komunikuar me qytetare dhe per te punuar me te gjitha deget e LDK-se per te ndertuar programet e kandidateteve tane per zgjedhjet lokale ne vjeshte”, ka shkruar Hoti në rrjetin social.
“LDK e pergatitur per te marre pergjegjesine e qeverisjes edhe ne Prishtine, Prizren, Mitrovice dhe komuna te tjera”, ka thënë Hoti