LipjaniPress

Hoxhaj takim me delegacionin egjiptian: Kosova faktor stabiliteti në rajon

Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim, sot, një delegacion zyrtarësh të lartë nga Republika Arabe e Egjiptit, ku morën pjesë ish Ministri i Jashtëm i këtij shteti, tani deputet në parlamentin egjiptian Mohamed Elorabi, si dhe ish-këshilltari i presidentit të atjeshëm, gazetar në televizionin kombëtar të Egjiptit Ahmed Elmoselmany

Ministri Hoxhaj gjatë takimit ka folur për bashkëpunimin kulturor në mes të Kosovës dhe Egjiptit, i cili ka thënë që është një aset me potencial për zhvillim në të dyja vendet. Është biseduar, po ashtu, për shkëmbimin e diplomatëve të rinj nëpërmjet akademive diplomatike të Ministrive të Jashtme të Kosovës dhe të Egjiptit.

Hoxhaj ka vënë në pah se Kosova duhet të merret si shembull i mirë për paqe dhe siguri në rajon.

“Kosova është shembulli më i mirë se si një shtet i ri është shembull i sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.”, ka thënë Hoxhaj. “Biseduam edhe për shkëmbimet kulturore që mund t’i kemi si vende me kultura të lashta dhe njëkohësisht, diskutuam se si ta bëjmë shkëmbimin e diplomatëve të rinj nëpërmjet akademive tona diplomatike”, ka shtuar ministri Hoxhaj.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Veseli: Të rënët e Rezallës janë meritorë të lirisë sonë

lipjanipress

Asociacioni i Komunave serbe mund të formohet në Ditën e Pavarësisë së Kosovë

lipjanipress

Nëna e dy fëmijëve nxirret nga barku i pitonit gjigant

lipjanipress

Kritiku i Putinit, sërish në koma – dyshime për shkakun

lipjanipress

Liberalizimi i vizave nuk varet nga ne, thotë ministrja e Integrimit

lipjanipress

Ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i të prekurve me sëmundjen e fruthit në Kosovë. Nga kjo sëmundje deri më tani kanë vdekur 2 persona, një fëmijë 15 muajsh dhe një 37 vjeçar.

lipjanipress

Kolegji i Gylenit “Mehmet Akif” dënohet me 12 mijë euro, instaloi kamera në toalete

lipjanipress

Sllovia, zemra dhe KRENARIA e LDK-s në Lipjan

lipjanipress

Kush e kërcënoi me vrasje liderin e Dardanëve, Lulzim Berisha? (Video)

lipjanipress

Deklasifikohen pamje nga shpërthimet bërthamore në SHBA (VIDEO)

lipjanipress

Ardhja e mërgimtarëve, rrit numrin e aksidenteve

lipjanipress

Rrënimi i murit ruajti paqen në rajon: Vuçiq

lipjanipress
Skip to toolbar