Para pak orësh përmes faqës së LDK -Lipjan në rrjetin social facebook një shkrim që ishte berë si Reagim në komunikatën e VV, ndërsa tani si replik faqja e Lëvizja Vetëvendosje – Lipjan
Është më se e shpjegueshme dhe e bazuar tashmë frika e madhe dhe paniku që ka kapluar LDK-në dhe kryetarin në ikje, Imri Ahmetin. Përpilimi i komunikatave të mbushura përplot me gabime elementare gjuhësore, është treguesi më i mirë i gjendjes kaotike që po mbretëron mendësinë e kësaj partie. Është shqetësuese, pasiqë shpifjet që thurr pa shije dhe kreativitet kjo parti kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe z. Selatin Retkoceri, janë brengosëse, kur kihet parasysh qeverisja që kjo e fundit i ka servirur qytetarëve të Lipjanit, lë shumë për të dëshiruar.
Mendësia kamufluese e LDK-së, në trasimin e rrugës së pushtetit të kaluar në Lipjan, nuk arrin as për së afërmi të mbulojë malverzimet me konkurse e punësime partiake nëpër shkolla, mungesën e epruvetave në QKMF, transaksionet e paligjshme me pronarë lokalesh, kaosin infrastruktural dhe gjetjet flagrante të Auditorit Andaj, çdo akuzë e Imri Ahmetit ndaj Selatin Retlocerit për korrupsion, është një fantashkencë, të cilës nuk i beson as vetë z. Ahmeti, i cili po i çon dëm këto pak ditë që i kanë mbetur në kolltukun e kryetarit të komunës, për t’i zëvendësuar shpejt me karrigen e gjykatës.
Imri Ahmeti u votua në 2013-në në emër të luftimit të korrupsionit dhe keqqeverisjes, por i njëjti, jo vetëm se nuk dërgoi asnjë dosje të keqpërdorimeve të qeverisjes së kaluar në prokurori, por besnikërisht ndjeku të njëjtën rrugë, e të njëjtat teknika të përvetësimit. Por, qytetarët kanë kuptuar demagogjinë e mjerë të Imri Ahmetit, ndërsa qeverisja e Vetëvendosjes pas 22 tetorit, do të dërgojë në gjykatë aferat dhe keqpërdorimet edhe të qeverisjes së Imri Ahmetit edhe të qeverisjes para tij./LipjaniPress.com//