LipjaniPress

Inaugurohet objekti muze “Ish selia Ipeshkvnore e Kosovës” në Ferizaj

Lajme

Ferizaj.05.04.2017. Të mërkurën në Ferizaj, është bërë inaugurimi i objektit muze “Ish selia Ipeshkvnore e Kosovës” në Ferizaj. Renovimi i këtij objekti është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinës, ndërsa implementuar nga UNDP.
Ne ceremoninë e inaugurimit të objektit muze merrnin pjesë zyrtarë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, përfaqësues të UNDP-së, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa me bashkëpunëtore si dhe shumë mysafirë të tjerë.
Të pranishmëve me një fjalë rasti i është drejtuar Don Mikel Sopi nga kisha katolike.
E nga ana tjetër numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, është shprehur se një ngjarje e tillë banë bashkë përfaqësues të bashkësive të ndryshme etnike, fetare e kulturore.
“Është kjo një vepër shumë e çmuar, është një investim për të ardhmen më të mirë, për kultivimin e ndjenjës së këndshme që vjen nga diversiteti etnik, fetar e kulturor. Konsideroj se kultivimi i pranimit të diversitetit, si vlerë të qytetërimit modern, është porosia më e mirë e këtij investimi. Në vendin tonë janë shkaktuar vuajtje të panumërta, pikërisht nga mosdurimi ndaj diversitetit. Sepse një pjesë e njerëzve vendimmarrës në të kaluarën, e kishin rrënjosur urrejtjen, ose synimin për të dominuar të tjerët që kishin prejardhje etnike të ndryshme, bindje të tjera fetare ose politike dhe përkatësi tjetër kulturore. Në këtë vend, për fat të keq, janë vrarë e përndjekur njerëz për shkak se kanë qenë, ose kanë pasur besim e bindje të ndryshme nga ata që e kishin pushtetin ose forcën me vete. Sot jemi në shekullin 21 dhe urojmë që mendësive të tilla t’u ketë kaluar koha përgjithmonë. Në vend të ndasive, urrejtjeve e mosdurimeve për shkak të përkatësive të ndryshme, do të kultivohet respekti i ndërsjellë, toleranca e mirëkuptimi, sepse të gjithë jemi njerëz, në radhë të parë, pastaj kemi një përkatësi etnike, fetare, politike e kulturore. Dhe këto përkatësi të ndryshme do t’i konsiderojmë si pasuri të këtij vendi dhe jo një motiv për grindje e mosmarrëveshje”, ka potencuar kryetari Svarqa.
Ai tutje është shprehur se e vlerëson lart këtë investim të Bashkimit Evropian.
“Shpresoj t’i shërbejë pikërisht këtij qëllimi: njohjes dhe kultivimit të kulturës së bashkëjetesës etnike, fetare e kulturore. Sepse bota ka kuptim vetëm me diversitetin e kombeve, racave, kulturave, feve dhe bindjeve të ndryshme”, ka përfunduar kryetari Svarqa.
Të pranishmëve me një fjalë rasti i është drejtuar edhe Libor Chlad zëvendës shes i sektorit për bashkëpunim nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Andreë Russell koordinatorë i OKB-së për zhvillim dhe përfaqësues i përhershëm i UNDP-së në Kosovës.
Po ashtu fjalë rasti në këtë ceremoni kanë mbajtur edhe Vedat Sahiti nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe prifti Andrej nga Kisha ortodokse serbe, por edhe Rashit Qalaj, udhëheqës i operimeve në Policinë e Kosovës.
Ndërkaq ipeshkëv i Ipeshkvisë së Kosovës imzot Dodë Gjergji, në fund të kësaj ceremonie ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në realizmin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për të gjithë.
Me këtë rast u bë edhe një vizite Kishës Katolike, ish selisë së Ipeshkvisë tashmë e shndërruar në muze, vizitë tek xhamia e Mulla Vesel Gutës, si dhe kishën ortodokse “Shën Uroshi” në Ferizaj,njofton “FerizajPress”.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Shokohen shkencëtarët me këtë zbulim për Kosovën dhe Shqipërinë

lipjanipress

Mimoza Kusari i përgjigjet të përditshmes “Zëri”

lipjanipress

Kush është grupi që ka vendosur “t’i vrasë tradhtarët”?

lipjanipress

Për ministrin e Kosovës, FETO është organizatë terroriste dhe shkollat e Gylenit duhet të mbyllen

lipjanipress

Mijëra qytetarë protestojnë në Barcelonë

lipjanipress

Miratohet raporti për matjen e territorit – Mustafa shpreson se do ta votojë edhe opozita

lipjanipress

Erdogan lëshon një kërcënim të ri: Kosova të ketë kujdes me Ambasadën tonë në Prishtinë

lipjanipress

Aksident në Vushtrri, lëndohen gjashtë femra

lipjanipress

Thaçi, takim urgjent me ambasadorët e Quint-it – më pas konferencë për media

lipjanipress

AMBASADA BRITANIKE: QEVERIA ARGUMENTOI LIGJSHMËRINË E DREJTORIT TË DOGANAVE

lipjanipress

Zaev edhe më tutje nuk guxon të flasë për të drejtat e shqiptarëve

lipjanipress

Lista Srpska nuk do ta japë miratimin për formimin e ushtrisë

lipjanipress
Skip to toolbar