LipjaniPress

Incidente gjatë takimit elektoral të Le Pen, sulmohet një deputet

Lajme

Fyerje, hedhje objektesh dhe ndonjë koktejl molotovi. Ardhja e frontistit Gilbert Collard, deputet i Gard, në takimin elektoral të Marine Le Pen, është shoqëruar me incidente. Duke zbritur nga makina, drejtuesi i lartë i Frontit, ka qenë objekt i një proteste nga ana e militantëve anti-Fn.

“Gilbert Collard është sulmuar në mënyrë të poshtër së bashku me gruan”, – ka thënë David Rachline, zëdhënës i Marine Le Pen.

Në shënjestër është vënë edhe vetë Le Pen. Ndërsa kandidatja e Frontit Nacional po mbërrinte te turma në teatrin “Zenith” në Paris, një grua u ngjit në podium. E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e shërbimit të sigurisë, që e mori menjëherë mes thirrjeve të militantëve. “Jemi në shtëpinë tonë!”. Marine Le Pen mori pastaj fjalën duke thënë: “Ky është vizioni i ekstremistëve të së majtës së frontit përballë kandidates së vetme grua që mbron gratë”.

“Fushata elektorale praktikisht ka përfunduar, pas 6 ditësh votohet. Erdhi ora e zgjedhjes, një zgjedhje historike, një zgjedhje e civilizuar, – vijoi Le Pen. – Të dielën që vjen, Franca, ose ringjallet, ose fundoset”.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

LDK Lipjan- Sonte vazhdojmë në TOPLIQAN

lipjanipress

Kosovari akuzohet nga Erdogan për shkak të lidhjeve të afërta me Gulenin

lipjanipress

Veseli: Ata që manipuluan me listat e veteranëve duhet të turpërohen

Rexhep Isufi

Cili minoritet në Kosovë është në gjendje më të vështirë?

lipjanipress

Isa Mustafa flet për koalicionin me AKR’në

lipjanipress

Vetëm një tezë.

lipjanipress

Shefi i NATO’s flet në Prishtinë edhe për krijimin e ushtrisë së Kosovës?

lipjanipress

Ratifikohet Demarkacioni pas 3 vite

lipjanipress

Pezullohen hetimet për Astrit Deharin

lipjanipress

Malisheva në përkrahje të Ramush Haradinajt

lipjanipress

Aksidentohet një veturë në Bregun e Zi (FOTO)

lipjanipress

Veton Surroi tallet me vendimin e Qeverisë për t’ia dhënë paratë e sigurimeve veteranëve

lipjanipress
Skip to toolbar