Të dielen në Fushë-Arrëz të Shqipërisë ka përfunduar edicioni i 14-të i Festivalit mbarëkombëtarë të Instrumentistëve të Vegjël Popullor.
Në mesin e 28 grupeve të fëmijëve nga të gjitha trojet shqiptare kanë marrë pjesë edhe Instrumentistët e Vegjël Popullor nga Komuna e Lipjanit. Në këtë festival fëmijët e Instrumentistëve të vegjël shpalosen vlerat e tyre artistike para jurisë profesionale të udhëhequr nga Zhani Ciko. Në këtë garë shumë profesionale, Instrumentistët e Vegjël Popullor nga Komuna e Lipjanit u shpërblyen me dy çmime: me vendin e tretë të këtij festivali si dhe Zëri i Artë i festivalit të cilit i takoi Riad Kërpuzit.
Në hapjen zyrtare të këtij festivali të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Komuna e Lipjanit të prirë nga nënkryetari i Komunës Sefer Tasholli, i cili ka uruar dhe përgëzuar grupet pjesëmarrëse për angazhimin e tyre, të cilët kanë sjellë në këtë festival vlerat kulturore artistike të trojeve shqiptare dhe mënyrën se si këto vlera kultivohen dhe ruhen nga populli ynë artëdashës. Nënkryetari Tasholli në të njejtën kohë ka ururar grupet garuese për suksese të mira në këtë festival duke thënë se Komuna e Lipjanit në vazhdimësi po i mbështet të rinjët të cilët kanë dëshirë për ti ruajtur vlerat tradicionale./Lipjanipress.com//
Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress: