LipjaniPress

Intervista në portalin Kosovë 2.0 për Kryetarin e Partisë Demokratike të Ashkalinjve të Kosovës

Lipjani

Tema : Përfaqësimi politik i minoriteteve:
Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Danush Ademi, nga Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës (PDAK), është një prej dy deputetëve ashkali në Kuvendin e Kosovës. Ademi, që është pjesë e bllokut ‘6+’ në koalicionin qeverisës, thotë se grupimi i tri komuniteteve ishte veprim racist dhe “kundër Kushtetutës”.
“Ata menduan, masi këto tri komunitete e kanë një ngjyrë, po i bëjmë bashkë si një”, thotë Ademi. “Është sikur t’i bësh bashkë komunitetet e goranëve, boshnjakëve dhe turqve në një grup – si është e mundur që ta dish se interesat e kujt i përfaqësojnë ata?”
Danush Ademi e përshkruan grupimin e komuniteteve të romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve në disa prej ligjeve të Kosovës si “veprim në kundërshtim me kushtetutën”.
Pavarësisht vërejtjeve që i ka për strategjinë e vjetër, Ademi thekson progresin e viteve të fundit.
“Jam krenar që mund të them se mbi 8,000 fëmijë [ashkalinj] janë në shkollë dhe numri i atyre që po e lënë shkollën fillore dhe të mesme është reduktuar në mënyrë drastike”, thotë ai.
Për Ademin, problemi i ashkalinjëve fillon kur ata duan të nisin fakultetin, e vazhdon edhe pasi ta përfundojnë atë. “Sot i kemi 80 [studentë] që e kanë kryer universitetin”, thotë ai.
“Tash nuk duam që të na falen vende të punës, por duam që me kualifikimet tona të punësohemi”.
Me qëllim që ta shtyjë përpara këtë objektiv, Ademi ka qenë pjesë e procesit të draftimit të strategjisë së re të qeverisë, që quhet “Drejt një politike të re”.
Edhe pse ishte planifikuar që të hynte në fuqi vitin e kaluar, kjo strategji që mbulon periudhën 2016-2020 ka hyrë në fuqi vetëm këtë javë pasi u publikua në faqen zyrtare të kryeministrisë.
Me strategjinë e re tashmë dihet që akronimi ‘RAE’ nuk do të përdoret – e kjo po mirëpritet gjerësisht nga tri komunitetet.
Ademi gjithashtu beson se serbët kanë ndikim disproporcional sa i përket partive minoritare.
Ai aludon se Ministria e Komuniteteve dhe Kthimit – që kryesohet nga një ministër serb, me një zëvendës ministër rom dhe dy shqiptar përkatësisht – duhet ta ndryshojë emrin e të bëhet “Ministria e Komunitetit Serb”, duke argumentuar se nuk i shërben interesave të të gjitha komuniteteve minoritare.
“Ne duam që fondet që i përkushtohen ashkalinjëve të mos përdoren nga komuniteti serb”, thotë ai.
Pavarësisht këtyre mospajtimeve, deputeti nga radhët e komuntietit ashkali insiston që të përdoret “mënyra institucionale” për zgjidhje të problemeve, dhe që të mos zgjidhen forma tjera të presionit.
“Nuk jemi të lindur për bojkot, dhe nuk duam që t’i ngjajmë komunitetit serb, duke e përdorur bojkotimin si mjet”, thotë ai duke iu referuar bojkotit tre-mujor të Kuvendit nga grupi parlamentar i serbëve të Kosovës, Lista Srpska, e të cilit i erdhi fundi në muajin e kaluar.Megjithatë, ai aludon gjithashtu se kjo qasje mund të ndryshojë në të ardhmen, nëse nuk respektohen përfaqësuesit e komunitetit të tij./Lipjanipress.com//

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Njoftim për qytetarët e Lipjanit (FOTO)

lipjanipress

Vjedhje në një fshat të Lipjanit, ja çfarë bënë hajnat (Video)

lipjanipress

Imri Ahmeti LDK-Lipjan (Blinaj) është koha që të qeverisim pa ortak.

lipjanipress

Mesazhe paqeje e tolerance për Kurban Bajram

lipjanipress

Shtyhet Gjykimi ndaj ish-deputetit Hetem Arifi nga PAI, për Përvetësim të Parave

lipjanipress

Organizata Gjermane ASB ,në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit, ka shpërnda pajisje bujqësore për 15 familje

lipjanipress

Familja e Nysret Dibranit, pas shtatë viteve bëhet më shtëpi (Foto+Video)

lipjanipress

Limon Ramadani kryetar I PDAK-ës,dega në Lipjan,mbetet në detyrën e tij deri në fund të mandatit

lipjanipress

Nderohet Dëshmori Xhavit Kozhani, martirët e fshatit Ribar i Madh dhe Zllakuqan

lipjanipress

Sadri Shala, një kryetar i ardhshëm i Lipjanit!…

lipjanipress

Mediat kroate: Serbët dëbuan kroatët nga Janjeva e Kosovës

lipjanipress

Vihet gurëthemeli për ndërtimin e Shkollës së Mesme Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan

lipjanipress
Skip to toolbar