LipjaniPress

Isa Mustafa flet për koalicionin me AKR’në

Lajme

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa ka folur për koalicionin në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re. Thotë se ky koalicion do të fitojë zgjedhjet.
Këto komente Mustafa i ka bërë pak minuta pas nënshkrimit të koalicionit me AKR’në, njofton Klan Kosova.

“Marrëveshja përmban përcaktimin tonë të përbashkët. Do të punojmë bashkërisht në fushat themelor për zhvillimin e vendit – veçmas në fushën e zhvillimit ekonomik, të forcimit të shtetit ligjor dhe në fushën e integrimeve euroatlantike. Me AKR do të arrijmë fitore”, tha Mustafa.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë bashkuar forcat për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor.

Në mbrëmjen e së martës, në rezidencën e Behgjet Pacollit, LDK dhe AKR kanë arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

LDK ka lidhur koalicion gjatë ditës edhe me partinë Alternativa, që udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila, dhe me Lëvizjen për Drejtësi.

Kësisoj, Pacolli dhe Kusari ribashkohen në një listë, pas largimit të kësaj të fundit nga AKR’ja e Pacollit, ku ishte nënkryetare.

Afati për deklarimin e koalicioneve në Komision Qendror të Zgjedhjeve përfundon në mesnatë.

Vendi më 11 qershor shkon në zgjedhje, pasi Qeveria, e udhëhequr nga Isa Mustafa, u rrëzua përmes një mocioni të inicuar nga Nisma.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

‘Kodra e Trimave’ proteston kundër ndaljes së shpeshtë të rrymës (Video)

lipjanipress

Kaos komunikacioni në qendër të qytetit në rrugën  Gjergj Fishta.(VIDEO+FOTO)

lipjanipress

Obama thyen heshtjen, lëvdon protestat kundër Trump

lipjanipress

Zaevin e shpallin shqiptar

lipjanipress

Hoxhaj: PDK parti që i vendos interesat e qytetarëve gjithnjë të parat

lipjanipress

Alarmi i frikshëm: Bota mund të jetë në rrezik më të madh sesa përballja Rusi–Perëndim (Foto)

lipjanipress

Hoxhaj pret mbështetjen e SHBA-së në synimet për ndërkombëtarizim

lipjanipress

Nuk ndryshon mënyra e votimit për mërgimtarët

lipjanipress

E rrahu dhe e la të zhveshur ish-të dashurën në rrugët e Shkupit

lipjanipress

Kryetarja e Preshevës kërkon njohjen e diplomave të Kosovës…

lipjanipress

Vetëvendosje: Do ta hetojmë SHIK-un dhe vrasjen e Elvis Pistës, Enver Zymberajt…

lipjanipress

Kërkohet arrestimi Nenad Çanakut, tha se Kosova është e pavarur

lipjanipress
Skip to toolbar