LipjaniPress

Ish Kryeministri i Kosoves ndërron jetë!

Lajme

Pas një sëmundje të rënd të kancerit vdes ish Kryeministri i Kosoves z. Bajram Rexhepi.

Edhe pse u besua që ka kaluar kizen e kësaj sëmundje kujtojmë kur z. Bajram Rexhepi ka thënë:

Ai ka treguar se asnjëherë nuk i ka diskutuar problemet në familje dhe se gjithmonë ka qenë optimist dhe i bindur se do të shërohet. Rexhepi po ashtu tregoi se i kishte premtuar vajzës se nuk do të vdiste nga ajo sëmundje në atë kohë.
“I kam premtuar vajzës që deri sa ta rehatoj, nuk do të vdes”, ka thënë kirurgu nga Mitrovica.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Shpresa, si mysafirë të Vesës kanë folur edhe për shumë çështje të tjera nga jeta e tyre private, për lumturinë dhe harmoninë që kanë në familje. Pjesë e rrëfimit ka qenë edhe njohja e tyre, kanë folur për pasionet e për profesionet.

Biografia

U diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979 dhe studimet pas-universitare i përfundoi në Zagreb në vitin 1985. Punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990. Më pas, ai u bë udhëheqës i qeverisë hije në qytet dhe u zgjodhë i dërguar i Mitrovicës në Kuvendin e Kosovës. Gjatë luftës më 1999 me Serbinë, Rexhepi i u bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës.

Pas luftës, Rexhepi shërbeu si kryetar i këshillit bashkiak të Mitrovicës dhe Kryetar i pjesës së jugut të qytetit të ndarë, si dhe kreu i degës së organizatës PDK në qytet. Në zgjedhjet e përgjithshme më 17 nëntor të vitit 2001, PDK fitoi 25.7 % të votave, duke u radhitur e dyta pas Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Rexhepi jeton në Mitrovicën veriore me bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Emërimi kryeministër

Më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetsimin e kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si Kryeministrin e parë të Kosovës dhe Ibrahim Rugovën si president; të dy konsiderohen si politikanë të moderuar.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Mirjeta Kalludra, deputetja e LDK-së që votoi kundër rezolutës për Haradinajn (Doku)

lipjanipress

Nesër në Kosovë rikthehet i ftohti dhe ngricat

lipjanipress

Historiku i fshatit “Shalë:” Komuna Lipjanit

lipjanipress

Lirohet ish-prokurorja që akuzohej për ryshfet

lipjanipress

Policia: Disa raste penale dhe 14 incidente të ndryshme gjatë zgjedhjeve

lipjanipress

Resul Sinani konfirmon se do t’i bashkohet Nismës së Fatmir Limajt

lipjanipress

Dardan Molliqaj mashtroi kur tha se muri vetëm do të shkurtohet (FOTO)

lipjanipress

Mungesa e informacioneve për Sirinë, i ka radikalizuar kosovarët

lipjanipress

Nëse Thaçi i kërkon Serbisë ta njohë Kosovën, Vuçiq e ka një përgjigje

lipjanipress

Selim Pacolli, AKR, Prishtinë. Foto: Atdhe Mulla 3 Mijë Euro Gjobë Selim Pacollit për Vozitjen e Kamionit të ‘Pastrimit’

lipjanipress

Sondazhi: Liderja e ekstremit të djathtë Le Pen do t’i humbiste zgjedhjet presidenciale në balotazh

lipjanipress

Grupi i Kumanovës dënohet me 746 vjet burg

lipjanipress
Skip to toolbar