LipjaniPress

Ish kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani

Lajme

sh kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, tha se “Albin Kurtit i lejohet kandidimi për deputet dhe se nuk ka gjykatë e cila mund t’ia ndaloj kandidimin Albin Kurtit, Donika Kadajt, Albulena Haxhiut e të tjerëve. ”

Kjo pasi që asnjëri prej tyre nuk është i dënuar me burg, pos me kusht, gjobë e vërejtje gjyqësore, thotë ish-kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës.

Hasani për “Syri.net”, shtoi se çështjen e pasojave juridike të dënimit e cakton vetëm Kodi Penal, si te ne, si në drejtësinë penale të të gjitha shteteve.

Sipas KPK-së, gjykimi me kusht, me gjobë dhe vërejtja gjyqësore nuk prodhojnë asnjë pasojë juridike për personat e shpallur fajtor dhe këtë standard, të etabluar në të drejtën penale bashkohore, nuk mund ta përmbysë asnjë institucion (KQZ etj.) po as Gjykata Kushtetuese.

“Nuk ka as Gjykatë Kushtetuese e as Gjykatë Supreme, e cila përmbys standardet të cilat janë të etabluara me të drejtën penale se dënimi me kusht, me gjobë dhe vërejtjet gjyqësore nuk mund të prodhojnë asnjë pasoj juridike.” u shpreh Fejzullah Hasani

Profesori Fejzullah Hasani tha se “Askush nuk ka të drejtë që ata ti ndaloi të marrin pjesë në procesin zgjedhor, përfshirë të drejtën aktive edhe për të votuar dhe të drejtën për tu kandiduar në zgjedhje”.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovë tregoi se vetëm Kodi Penal është ai i cili përcakton pasojat juridike dhe asnjë kod apo ligj tjetër nuk mund ti përcaktoi pasojat juridike përpos Kodit Penal e cila është në natyrën e saj të përacktoi ato.

Sipas tij Kodi Penal jo vetëm i Kosovës, por edhe i disa shteteve tjera në mënyrë eksplicite thotë se dënimi nuk mund të ketë pasoja juridike, kur kemi të bëjmë me këtë lloj të dënimeve, pra me kusht, gjobë dhe vërejtje gjyqësore.

Kujtojmë se aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese e shpalli votën e deputetit Arifi të pavlefshme, duke e dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme. Ky aktgjykim ngriti dilema të shumta lidhur me kandidimin e Albin Kurtit për deputet, megjithatë duket se nga radhët e LV-së Kurti do t’i prijë listës për deputet.

Facebook Comments Box
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Nesër seancë plenare, a do të votohet demarkacioni

lipjanipress

Haradinaj: Mustafa është i lodhtë, Kurti s’e kupton qeverisjen

lipjanipress

U bënë gati katër muaj të bllokimit të punës së Kuvendit komunal nga Kryesuesja e KK- së në mënyrë të jashtëligjshme duke shkel rëndë LVL

lipjanipress

Sonte në Komiteti – i ftuar Hajredin Kuçi

lipjanipress

Janjeva dhe janjevasit të paluhatshëm, gjithmonë LDK

lipjanipress

Gëzohuni, nesër moti do të jetë fantastik

lipjanipress

Portali i njohur evropian shkruan se SHBA-ja detyroi Thaçin të heq dorë nga ushtria

lipjanipress

Anita Haradinaj: Ramushi do të lirohet, shteti të mos organizojë asgjë për të

lipjanipress

Gjuriq: Simiq përfaqësues legjitim i popullit serb në Kosovë

lipjanipress

Tiranë: Del nga shtëpija për të fituar kafshatën e gojës për fëmijet e tij edhe kjo ndodh (Video+Foto)

lipjanipress

Shisnin trupin për para, Gjermania arreston 35 homoseksualë nga Ballkani

lipjanipress

Iraku nuk e njeh Kosovën edhe pse “po përballet me presion”

lipjanipress
Skip to toolbar