LipjaniPress

ISIS i lë fëmijët të vuajnë urie, u thotë se në parajsë mund të hanë çka t’ua do zemra

Bota Lajme

Fëmijët e pakicës fetare të Irakut, Yazidi, kanë rrëfyer se si militantët e ISIS-it i kanë lënë ata të vuajnë urie duke u thënë se në parajsë do të mundë të hanë çfarë t’ua do zemra, por se kjo do të ndodhte vetëm nëse ata do ta hidhnin veten në erë.

Këtë ISIS ua kishte bërë fëmijëve yazidi pasi që e kishte marrë kontrollin në qytetet dhe fshatrat e këtij komuniteti në veri të Irakut në vitin 2014, transmeton Express.

Ahmed Ameen Koro nga ky grup fetar rrëfen si sot e kësaj dite ai ende ka frikë edhe pse ka shpëtuar nga militantët e ISIS.

“Madje edhe këtu janë ende shumë i frikësuar,” ka thënë Koro, 17-vjeçar, për Associated Press.

Ai tani jeton në kampin “Esyan” në Irakun verior, bashkë me nënën, vëllain dhe motrën, të cilët janë anëtarët e vetëm të mbijetuar të familjes së tij.

“Nuk mund të fle siç duhet sepse i shoh në ëndërr,” ka thënë ai.

ISIS vrau dhjetëra mijëra njerëz dhe rrëmbeu mijëra gra dhe vajza për t’i përdorur si robëresha seksi kur e sulmoi territorin e Yazidit në vitin 2014.

Ekstremistët e ISIS e konsiderojnë si heretik besimin e lashtë të pakicës Yazidi.

Forcat kurde të mbështetura nga SHBA-ja e larguan ISIS-in nga Sinjar në nëntor të vitit 2015, por pak yazidi janë rikthyer dhe vlerësohet se 3.500 pjesëtarë të këtij komuniteti edhe janë nën robëri të ISIS në Siri dhe Irak, sipas Human Rights Watch.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Kocijancic tregon se për çfarë do të bisedohet në Bruksel

lipjanipress

Vuçiq: Thaçi duhet të harrojë egon e tij

lipjanipress

Britania e zhgënjyer me rezultatet e memorandumit për depolitizim të bordeve

lipjanipress

KEK’u e hedh topin te KEDS’i për mungesën e rrymës

lipjanipress

Drejtori i porsaemëruar i AKI-së ishte nën akuzë

lipjanipress

Lladrovci i ofron pozitë të lartë Xhavit Drenorit

lipjanipress

Eskalojnë raportet mes Turqisë e Holandës

lipjanipress

Kërkohet ndihmë për shërim jashtë vendit për vëllezërit nga Gjilani

lipjanipress

Thaçi rrugës për Bruksel në takim me krerët e BE’së: Do të flasim për vizat dhe për FSK’në

lipjanipress

AMBASADA BRITANIKE: QEVERIA ARGUMENTOI LIGJSHMËRINË E DREJTORIT TË DOGANAVE

lipjanipress

Me 307 vota Shpend Ahmeti udhëheq , por ky rezultat mund të përmbyset nga 1500 votat me kusht

lipjanipress

Thaçi: Pajtohem me Mogherinin, të ndërtojmë ura e jo mure

lipjanipress
Skip to toolbar