LipjaniPress

Josef Martinsen: Letër e hapur drejtuar Qeverisë së Kosovës

Lajme Lipjani Op/Ed

Kjo letër është përgjigje ndaj dështimit të Ministrit të Punës dhë Mirëqenies Sociale dhe Qeverisë së Kosovës që të merren me viktimat civile shqiptare femra përgjatë 18 vjetëve të kaluara. Transmeton LipjaniPress.com//

Hyrje
Gjatë Luftës së Dytë Botërore autori i mirënjohur norvegjez Arnulf Øverland (1889-1968) e shkroi atë që ndoshta u bë poezia e tij më e njohur e titulluar “Nuk guxon të flesh!”, pjesë e së cilës thotë kështu:

“S’duhet të qëndrosh, i ulur qetë në shtëpinë tënde,
Duke thënë: Dëshpëruese është, të varfër janë dhe të vetëm.
Nuk mund ta lejosh! Nuk guxon, në asnjë mënyrë.
Ta pranosh nëpërkëmbjen që mund t’u ndodhë tjerëve!
Këlthas me gulçimin e fundit të frymës time:
Nuk guxon të prehesh, të qëndrosh dhe të harrosh!”

Citati i mësipërm mund t’i aplikohet situatës në të cilën ndodhen viktimat e dhunës seksuale të luftës.
Kanë kaluar tetëmbëdhjetë vjet që nga përfundimi i luftës dhe asgjë e prekshme nuk është bërë për grupin e regjistruar të viktimave femra të luftës. Për shkak të shoqërisë patriarkale në të cilën ato jetojnë dhe qëndrimit çnjerëzor ndaj tyre, viktimat e dhunës seksuale të luftës janë trajtuar në një mënyrë degraduese. Duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për këtë gjë, politikanët nuk kanë bërë pothuajse asgjë që nga përfundimi i luftës për të sjellë çlirim ekonomik për këto gra dhe fëmijët e tyre.

Rasti

Shqetësimi i viktimave të përdhunimit të luftës është prirja e pafund e zvarritjes së procesit të ndarjes së pensionit që iu takon. Minstri Reçica së fundmi i tha mediave se “këta persona do ta fitojnë të drejtën për të marrë pensionin pas shqyrtimit tëaplikacioneve.”
Kjo mungesë e plotë e të drejtave të grave përgjatë shtatëmbëdhjetë vjetëve të fundit duket se po vazhdon, ndërsa politikanët kanë përfituar nga ndihma e vendeve Perëndimore të cilat ua mundësuan që ata të kenë pozita të larta në shoqëri. Një nga kushtet për zënien e këtyre pozitave është përfshirja e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët pavarësisht gjinisë. Barazia për femrat duket se mungon në Kosovë. Ideja e krijimit të një komisioni tjetër të ri për rastet e viktimave femra të përdhunuara gjatë luftës, në të vërtetë është një formë e re e ngacmimit për to. Grupi prej 423 grave tashmë është intervistuar dhe ekzaminuar nga mjekët dhe spitalet. Pse vallë na qenka përsëri i nevojshëm “shqyrtimi i aplikacioneve”? Ne të gjithë e dimë se koha nuk është në anën e këtyre viktimave të varfëra sepse ato në të vërtetë po vdesin vazhdimisht nga kushtet e vështira të jetës. Por kam frikë se kjo është pikërisht ajo çfarëpolitikanët duan. Ata thjeshtë duan të blejnë kohë edhe me njëpremtim tjetër.

Ky vetëm “vendim historik” që nuk është, siç e quajti Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.
Edhe pse kemi pritur me durim për 18 vjet, ne padyshim që nuk kemi pritur 18 vjet për këtë shumë përçmuese që i është ofruar viktimave.
Qeveria duhet ta dijë se më këtë “zgjidhje” ata kurrë nuk do tëmund të kompensojnë vitet që tashmë kanë kaluar; ata kurrë nuk do të mund ta kompensojnë dhimbjen dhe vuajtjet e këtyra viktimave. Këshilla ime është trajtimi i këtyre viktimave me respekt. Mos u mundoni të fshiheni mbarapa shumës qesharake që keni zgjedhur ta jepni.

Nevojitet një zgjidhje e menjëhershme.

Më herët e kam sugjeruar një pension të menjëhershëm të përkohshëm prej 500€ në muaj deri sa politikanët të gjejnë kohë që ta marrin një vendim për viktimat më të dobëta të luftës. Në qoftë se ndonjë politikan mendon se kjo shumë është e madhe, unë mund t’ju siguroj se nuk është. Jo vetëm që këto gra u dhunuan gjatë konfliktit, por ato gjithashtu u ekspozuan ndaj formave tjera të krimeve të luftës. Ato janë heroinat e gjalla të krimeve të kryera nga regjimi serb!/LipjaniPress.com//

Autor: Josef Martinsen
Forum norway-kosovo

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

LDK akuzon VV’në për punësime partiake në sektorin e arsimit në Prishtinë

lipjanipress

Arrestohet një hetues policor i krimeve ekonomike

lipjanipress

Përleshje mes Policisë dhe anëtarëve të PSD-së,

lipjanipress

Berat Buzhala godet Shpend Ahmetin dhe e quan Kavec

lipjanipress

Prokuroria konfirmon se po heton rreth 100 raste të krimeve të luftës

lipjanipress

Kryetari i LDK’së uron Pashkët edhe përmes rrjetit social Twitter

lipjanipress

Shefi i NATO’s flet në Prishtinë edhe për krijimin e ushtrisë së Kosovës?

lipjanipress

Fati i murit në Mitrovicë varet nga bisedimet në Bruksel

lipjanipress

Buja tregon se kush e bindi të heq dorë nga kandidimi për deputet

lipjanipress

Ftesë për Propozime (FP) për përzgjedhjen e Ndërtesave shumëbanesore në bashkëpronësi

lipjanipress

UP dëmtohet mbi gjysmë milioni euro, shkak një vendim i paligjshëm i ish-rektorit – askush s’jep përgjegjësi

lipjanipress

Rrëfimi i familjes për vdekjen e dyshimtë të punëtorit të Bechtel & Enka

lipjanipress
Skip to toolbar