LipjaniPress

Ka mbyllur punimet Konferenca e dytë Shkencore Ndërkombëtare “Gjuhësi, letërsi dhe kulturë”, ICLLC 2017 e Kolegjit AAB

Lajme

 Në Kolegjin AAB, mbylli punimet Konferenca e dytë Shkencore Ndërkombëtare ICLLC 2017, “Gjuhësi, letërsi dhe kulturë”, e organizuar nga Fakulteti i Gjuhës Angleze i këtij kolegji në bashkëpunim me Universitetin “Luigj Gurakuqi”- Shkodër, Universitetin “Aleksandër Moisiu”- Durrës (UAMD) dhe Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL).

Gjatë kësaj konferencë të ndarë në disa sesione, përfshirë këtu edhe seancën plenare, me punimet e tyre u prezantuan mbi 50 studiues, me tema nga gjuhësia, letërsia angleze dhe amerikane, kritikë letrare, analizë diskursi, metodologji e mësimdhënies së gjuhës angleze, inovacionet në të mësuarit e gjuhës angleze dhe studime përkthimi, etj..

Në hapjen e kësaj konference dekania e Fakulteti të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, Venera Llunji, tha se në një mjedis intelektual si ky, në të cilin shumëllojshmëria e qasjes dhe opinionit vlerësohet shumë, Fakulteti i Gjuhës Angleze është i vendosur që t’i ofrojë këtij komuniteti të dijetarëve një përvojë interesante gjatë kësaj dite.

Ndërsa, prorektori për Shkencë në Kolegjin AAB, Hasan Saliu, në fjalën e tij tha se një konferencë shkencore shënon dobi prurjen e saj kur ajo arrin ose të japë një përgjigje për enigmën shoqërore apo kur gjetjet dhe përfundimet e saj gjejnë zbatim apo merren parasysh nga aktorë shoqërorë dhe studiues të fushës.

Drita Kadriu, drejtoreshë e departamentit të arsimit të lartë në MAShT, tha se roli i konferencave është i shumëfishtë si për studentë ashtu edhe për stafet akademike duke qenë se besoj që nevojat për zhvillimin e shkathtësive për hulumtime shkencore janë shumë të mëdha dhe përmes konferencave studentët kanë përfitime të shumëfishta pasi që e zhvillojnë shkathtësinë dhe njëkohësisht përgatiten për avancimet e tyre akademike.

Ky aktivitet shkencor, përveç prezantimeve nga fushat si më lartë shërbeu edhe si një vendtakim për studiuesit dhe gjuhëtarët shqiptarë të cilët shkëmbyen edhe përvojat e tyre akademike dhe hulumtuese; si dhe për krijimin e mundësive për bashkëpunime për projekte të reja shkencore në të ardhmen.

Në këtë eveniment të rëndësishëm shkencor është më rendësi të theksohet se u nxorën konkluzione, të cilat është e nevojshme të përmenden për shkak të interesit që kanë për opinionin.

Në seancën e parë për gjuhësinë dhe letërsinë u prezantuan rezultatet e disa projekteve hulumtuese interesante në këto dy fusha. Edhe vet natyra e gjerë e dy fushave lejoi që në këtë seancë të ketë laryshi temash të trajtuara, prej përkthimeve të Harri Poterit, përmes studimeve të fonetikës e fonologjisë, e trajtesave të stilit në letërsi, deri te shqyrtime të paskajores së gegërishtes në prozën e priftërinjve françeskanë e te diskursi e gjuha politike e Ibrahim Rugovës. Interes të jashtëzakonshëm zgjuan studimet e ‘gegënishtes’ dhe studimet e stilit që u reflektua përmes pyetjeve e reagimeve e kundër reagimeve të të pranishmëve dhe të prezantuesve.

Ndërsa në sesionin e Albanologjisë, pas kumtesave në fusha të ndryshme, u sollën këto konkluzione; se lënda e stilistikës duhet të jetë më tepër e përfshirë gjatë përgatitjes së mësimdhënësve të ardhshëm të gjuhës (cilësdo) dhe të shtohet kohëzgjatja, komunikimi të përfshihet si lëndë speciale, ose të paktën si pjesë e kurrikulës së re, t’i kushtohet më tepër rëndësi, Idriz Ajeti mbetet gjuhëtar me kontribut të lartë në fushën e gjuhësisë, simbolet mediterane të Basri Çapriqit ndërlidhen me ato të letërsisë botërore, etj..

Po ashtu, gjatë sesioneve u tha se vetë prania e prezantuesve nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, e Anglia u ofroi të pranishmëve një sfond më të gjerë tematik, metodologjik, e kulturor për çështjet e trajtuara.

Sipas organizatorëve, të pranishmit, u ndanë tejet të kënaqur me rezultatet e punimeve të seancave paralele dhe të tërë konferencës. Po ashtu cituan se ishte edhe rast i mirë për studentët e AAB-së, që më për së afërmi u njoftuan me “mjeshtëritë e zanatit” të studimit e të hulumtimit shkencor.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Gecaj godet prapë Vetëvendosjen: Nga pushteti na largojnë veç nëse na vrasin rrugëve (Video)

lipjanipress

Nxënësit shqelmojnë dhe përplasin karriget në Shtime(VIDEO)

lipjanipress

Investohet në Lipjan 385,000.00€ për ndërtimin dhe funskionalizimin e Zonës Ekonomike në Kërqevë(FOTO)

lipjanipress

Isa Mustafa dhe Ismet Beqiri me qëndrime të ndryshme për strukturat paralele

lipjanipress

Zeka: PDK’ja ka elektorat të qëndrueshëm

lipjanipress

Thaçi e Pacolli kthejnë në Kosovë gjashtë ambasadorë

lipjanipress

Këto vende do të kenë ndërprerje të rrymës në ditët në vijim

lipjanipress

Skandal në Australi, 5000 fëmijë të abuzuar nga klerik katolik (VIDEO)

lipjanipress

Thaçi: BE nuk po i kupton deputetët që s’i hapin rrugë liberalizimit të vizave

lipjanipress

Sulmohet me thikë një polic në Prizren, arrestohen katër të dyshuar

lipjanipress

Arifi: Komunistit Riza Halimi i pengonin sukseset që ia sollëm Preshevës

lipjanipress

PDK Lipjan: IMRI AHMETI PËRMES NJERËZVE TË TIJ PO SHANTAZHON DHE KËRCËNON VOTUESIT

lipjanipress
Skip to toolbar