Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli thotë se çdo ditë e më shumë qytetarë nga të gjitha vendet e Kosovës po i bashkohen “Fillimit të Ri”.
Ai e ka falënderuar Podujevën, Suharekën dhe Obiliqin për mbështetjen që po ia japin koalicionit PDK-AAK-NISMA.
“Çdo ditë, gjithnjë e më shumë qytetarë anekënd Kosovës po i bashkohen Fillimit të Ri.
Falemnderit, Podujevë! Falemnderit, Suharekë! Falemnderit, Obiliq! #FillimiRi”, është shprehur Veseli.
Ndërkaq kujtojmë se sot është dita e shtatë që partitë janë duke bërë fushatë nëpër vend etë ndryshme duke kërkuar votën për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.
Në garë për kryeministër janë vetëm tre kandidatë. Ramush Haradinaj nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Avdullah Hoti nga koalicioni LDK-AKR-AL kurse Albin Kurti nga Vetëvendosje.