LipjaniPress

Kandidati Hajrullahu viziton Qendrën për punë Sociale në Lipjan.

Lajme Lipjani

Kandidati për Kryetar të Komunës z. Ismet Hajrullahu me bashkëpunëtorë, ka vizituar Qendrën për punë sociale.
Ai u prit nga Drejtoresha e këtij institucioni znj. Makfirete Shamolli, e cila e njoftoi për gjendjen e shërbimeve sociale në Komunën e Lipjanit.
Ajo potencoi se ky institucion ka një staf profesional i cili, përkundër sfidave, vazhdon përkushtimin për të realizuar detyrat e besuara.
Numri i rasteve që marrin asistencë sociale në komunën tonë është 1263 sosh.
Znj. Shamolli shtroi nevojën për ofrimin e kujdesit të drejtpërdrejt, nëpërmjet qendrës për persona të moshuar pa përkujdesje familjare, qendrës për moshën e tretë pra personat që nuk kanë zotësi veprimi dhe qendrën për përkujdesje ndaj fëmijëve pa përkujdesje familjare.
Poashtu, u shtrua nevoja për zgjerimin e këtij institucionit, përmes krijimit të dy nëndegëve në Janjevë dhe Shalë, sepse përshkak të kërkesë së madhe për shërbime, po ka vonesa në realizimin e tyre, dhe nëpërmjet këtyre zyre, do të ketë lehtësim të punës dhe do të jenë më afër qytetarëve.
Kjo qendër, përveq shërbimeve të lartëcekura, ofron edhe shërbime për kategorinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara, ku momentalisht kemi 110 sosh që marrin përkrahje financiare dhe merret me rastet e dhunës në familje, ku nëpërmjet raportimit, jepet përkrahje për viktimat nga kjo dhunë.
Z. Hajrullahu e falenderoi për pritjen dhe vlerësoi lartë punën e stafit.
Ai shprehu gatishmërinë për mbështetje dhe bashkëpunim dhe u zotua se në rast se do të udhëheq me Komunën, politikat e qeverisjes do të fokusohen në përmirësimin e mirëqenies sociale.
‘ Synimi ynë është të zvogëlojmë numrin e personave me asistencë sociale, nëpërmjet ofrimit të mundësive për punë’ tha z. Hajrullahu./LipjaniPress.com//
Sektori për informim

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Vdekja e 4-vjeçarit nga qentë, helmim masiv i kafshëve të rrugës nëpër Maqedoni

lipjanipress

Rrustemi: Janë mbi 118 mijë votues të rijnë në këto zgjedhje

lipjanipress

Delawie: Kapja e 2 milionë eurove të falsifikuara nga Policia, shembull madhështor i përparimit të saj

lipjanipress

Zyrtarizimi i kandidatëve për kryetar nga partitë e ndryshme

lipjanipress

Sërish sulme në Siri, vriten dhjetëra persona

lipjanipress

Hyseni takon ambasadorin e Hungarisë: Flasin për vizat

lipjanipress

Megjithatë kryeministri thotë se do ta mbrojë lirinë e mediave

lipjanipress

Murat Jashari, i dyshuari kryesor për tentim-vrasjen e Vllasit

lipjanipress

Kadri Veseli: Qytetarë anekënd Kosovës po i bashkohen Fillimit të Ri

lipjanipress

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Lipjan.

lipjanipress

Lajmërim: Edhe pak muaj, vetëm këto vetura mund t’i importoni në Kosovë

lipjanipress

Kryetari Ahmeti uron semimaturantët

lipjanipress
Skip to toolbar