LipjaniPress

Kërkimfaljen e Vuciqit Stepanoviq e quan dyfytyrësi

Lajme

Figura e kryeministrit serb. Aleksander Vuciq për një kohë të gjatë paraqitej si figurë që e do pajtimin. Kjo pasqyrohet në takimin me kryeministrin shqiptar dhe deklaratat e pajtimit që i jep para zëvendëspresidentit amerikan.

Këtë rol të tij përfaqësuesi i Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, Nemanja Stepanoviq e quan dyfytyrësi dhe shfaqje.

Ai theksoi se Vuçiq veçse u kërkoi falje shqiptarëve përmes deklaratës që e dha para Bidenit.

“Takohet me kryeministrin e Shqipërisë jep deklarata pajtimi dhe para zëvendëspresidentit amerikan ai në një rast u kërkoi falje të gjithëve që Serbia u shkaktoi të këqija, diçka në ton të tillë. Menjëherë pas kësaj e shkrova një shkrim ku thash ‘mirë, kërkimfalja është e mirë dhe e dëshirueshme por ato kërkimfalje do të duhej të përcillen me hapa konkret’. Nëse u kërkoni falje shqiptarëve, ndaj të cilëve ushtria e policia serbe kryen krime, kjo është mirë por s’mjafton sepse duhet të gjykoni ata njerëz që kryen krime, duhet të përshpejtoni kërkimin për të zhdukurit dhe të shënoni vendet ku ka varreza masive në Serbi, duhet nga struktura juaj të nxirrni njerëz që morën pjesë në këto vepra dhe ky është minimumi i hapave përcjellëse të kërkimfaljes. Të gjitha këto mund të shihet si dyfytyrësi dhe shfaqje”, ka thënë ai.

“Prapë them kryeministri disi u kërkoi falje kosovarëve para Bidenit, kur u takua me të, por mendoj se ne nuk na duhen zëvendëspresidentët amerikanë dhe ndërmjetësuesit evropianë që të bëjmë këto gjeste njerëzore të bashkëndjenjës dhe pranimit të asaj për çfarë jemi përgjegjës ose pushteti që në atë kohë na udhëhoqi”, shtoi tutje ai.

Stepanoviq e sheh këtë si lëvizje verbale ndonëse kërkimfalje duhet të bëhet me hapa konkretë.

“Po të donte Partia Socialiste, vërtet të bënte një distancim nga e shkuara e saj, nuk do të kthenin Shainoviqin në bordin e tyre, nuk do të flisnin për përmendore të Milosheviqit në Beograd, që prapë edhe përparimtarët po të kishin ndryshuar, presidenti Nikoliq nuk do të fliste sepse paramendojeni ai i thotë prokurorit të ketë kujdes ku gërmon edhe çfarë gërmon. Edhe paramendojeni që absurditeti të jetë më i madh, ai para kësaj nënshkroi një dokument ndërkombëtar, ku obligohet që Serbia do të punojë në kërkim të të zhdukurve e disa ditë më vonë ai kërcënoi prokurorin të ketë kujdes ku gërmon, ku direkt i tha të mos kërkojë varreza masive në Serbi. Është një ajo çfarë flitet dhe tjetër ajo çfarë bëhet e kjo çfarë bëhet duhet të jetë shumë më e rëndësishme”, përfundoi ai.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Pa mbështetje në Kosovën e lirë

lipjanipress

Ramushi e themelon një degë të AAK’së në Strasburg (Foto)

lipjanipress

Asfaltohet rruga e fshatit Resinovc

lipjanipress

Kështu u prit në Kosovë ish-ushtari i UÇK’së, i liruar pas 13 vjetësh burgim në Serbi (Video)

lipjanipress

Brukseli, liderëve të Kosovës dhe Serbisë: Qetësohuni

lipjanipress

A duhet shkuar në zgjedhje të parakohshme sipas kryeministrit Mustafa?

lipjanipress

Kadri Veseli lanson “Fondin Rinor” për përkrahjen e ideve të reja në PDK

lipjanipress

Veseli: Ata që manipuluan me listat e veteranëve duhet të turpërohen

Rexhep Isufi

Anita Haradinaj: Ramushi do të lirohet, shteti të mos organizojë asgjë për të

lipjanipress

Kraishta dhe Varigoci me LDK-në për kryeministrin në ardhje Prof.Dr. Avdullah Hoti

lipjanipress

Raportet mes Bashkimit Evropian dhe Donald Trumpit eskalojnë në pikë kritike

lipjanipress

Gjilan: Merr para ryshfet, arrestohet nga policia

lipjanipress
Skip to toolbar