Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e vajzës së tyre,Elsa Sopa
“Lipjanipress.com” 10 maj.
Sipas mjekëve tanë, babait të Elsës, Skënder Sopa i është thënë që vajza e tij duhet të shkojë jashtë vendit për shërim. Ajo sipas mjekëve të spitalit të Pediatrisë në Prishtinë, vuan nga Hemodioma-një lloj i tumorit. Mirëpo,familja 6 anëtarëshe nga Janjeva e cila jeton me një ndihmë sociale nuk ka mundësi që ta dërgojë vajzën e tyre për shërim jashtë vendit. Sipas një parallogarie atyre u duhen mbi 12 mijë euro. Prandaj, Skënder Sopa, babai i vajzës së sëmurë u është drejtuar njerëzve të vullnetit të mirë. Aksioni tani ka nisur dhe ai shpreson se solidariteti i qytetarëve nuk do të mungojë siq nuk ka munguar edhe në shumë raste të tjera në Kosovë. Vajza ka qëndruar në spital dhjetë ditë si dhe 7 muaj ishte në terapi por pa sukses. Sipas nënës së Elsës, vajza e tyre kështu ka lindur. Të gjitha ata përsona që duan ta ndihmojnë këtë rast shumë të rëndë , mund ta bëjnë në
nr.xhir:IBAN:XK051300090000032918.BIC:BPBXXKPR në BPB.
Ndërkaq,numri kontaktues i telefonit të prindërit Skënder Sopa është ky:044-458–559,në viber:+383-44-458-559