LipjaniPress

Këto janë pagat e reja në sektorin publik të shëndetësisë në Kosovë

Lajme

“Lipjanpress” 16 tetor 2018

Paga më e lartë në sektorin publik të shëndetësisë parashihet të jetë 1195 euro. Kjo pagë u dedikohet mjekëve specialistë, përkatësisht ekspertëve të mjekësisë ligjore apo atyre që kanë pozita të ngjashme në shëndetësi. Ky standard pagash është përcaktuar në Projektligjin për Paga, të cilin qeveria e ka proceduar në Kuvend dhe i njëjti tash pritet t’i kalojë procedurat e shqyrtimit dhe miratimit
Nën pagën më të lartë e cila është llogaritur me koeficientin 5, vijnë pagat me koeficient 4.80, e të cilat u përkasin drejtuesve të lartë në shëndetësi. Aty hyjnë: drejtori në QKUSK, drejtori i QKUK, drejtori i IKSHP-së, drejtori i QKTGJ-së dhe drejtori i Spitalit të Përgjithshëm. Të gjithë këta parashihet të marrin 1147 euro në mua, shkruan AktivPress.
Pas tyre vijnë: drejtori i klinikave, drejtori i QKMF-së, drejtori i Qendrës së Mjekësisë së Punës, drejtori i Qendrës së Mjekësisë Sportive, drejtori i Telemjekësisë dhe drejtori i Qendrës në Shtime. Paga e tyre parashihet të bëhet 1099 euro.
Pak më të ultë pagën do ta kenë udhëheqësit në Qendrën e Ortoprotetikës në QKUK, ata në barnatoren qendrore të QKUK-së dhe në repartet e shërbimet të tjera shëndetësore në QKUK, si dhe udhëheqësi i qendrave regjionale dhe i departamenteve në IKSHP. Me koeficient 4.60, ata parashihet të marrin 1099 euro në muaj.
Fill pas tyre vijnë mjekët specialist të mjekësisë familjare. Koeficienti i pagës së tyre është përcaktuar të jetë 4.50. Duke marrë parasysh se vlera e një koeficienti është 239 euro, atëherë i bie që paga e tyre të jetë 1075 euro.
Mjeku i përgjithshëm, psikologu klinik dhe farmacisti në institucionet shëndetësore janë përfshirë në një kategori. Koeficienti i pagës së tyre është paraparë të jetë 3.40, që po të shprehet në para i bie 812.6 euro.
Në listë vijnë kryeinfermieret. Paga e tyre është llogaritur 669 euro, shkruan AktivPress. Kryepunëtorët do të marrin 525.8 euro, po aq sa parashihet të marrin edhe infermierët, mamit dhe teknikët mjekësor të shkallës së parë, pasi ata të shkallës së dytë parashihet të marrin 454 euro, kurse ata në shkallën e tretë- 406 euro.
Të fundit në listë janë teknikët farmacistë dhe asistentët e infermierisë. Të parët parashihet të marrin 382.4 euro, ndërsa këta të fundit 346,5 euro.
Pavarësisht këtij standardi të pagave, mjekët nuk janë të kënaqur në sektorin publik.
Ata kanë thënë se nëse Qeveria nuk merr parasysh kërkesat e tyre për rritje të pagave, atëherë do të ketë kolaps në sektorin e shëndetësisë dhe se ata do ta bojkotojnë punën.
Udhëheqësi i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, para disa ditësh ka deklaruar për media se janë duke punuar në atë drejtim që të gjitha pagat në sektorin e shëndetësisë të ngriten, por gjithashtu të ketë edhe kategorizime.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Veseli: Të rënët e Rezallës janë meritorë të lirisë sonë

lipjanipress

Pushimet e Ivanka Trump me të dashurën e Vladimir Putinit në Dubrovnik (Foto)

lipjanipress

Njoftohen të gjitha klubet sportive cilat aktivitetin sportiv e zhvillojnë në Komunë e Lipjanit

lipjanipress

Avni Nazmi Limani :kandidat pë asamblenë komunale në Lipjan

lipjanipress

Medikamente me vlerë 240 mijë dollarë për QKUK nga Direct Relief

lipjanipress

Sa trupa e çfarë armë do të kenë Ushtria e Kosovës?

lipjanipress

Vucic: Serbët BE’në e shohin si makineri që bën presion për Kosovën

lipjanipress

Përplasje mes studentëve dhe zyrtarëve komunal në Ferizaj

lipjanipress

Veteranët shpresojnë se do të udhëheqin Agjencinë qeveritare për kategoritë e dala nga lufta

lipjanipress

Italia dhe Libia me marrëveshje për parandalimin e emigrantëve

lipjanipress

Vuçiq i përmend Rusisë themelimin e Ushtrisë së Kosovës

lipjanipress

Luftoi për kosovën iku në francë dhe u kthye përseri për ta vrarë vëllanë në lipjan

lipjanipress
Skip to toolbar