Kjo është agjenda e manifestimeve për shënimin e 9-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Në këto manifestime përfshihen aktivitete të organizuara nga Presidenca, Kuvendi, Qeveria dhe Komunat e Kosovës.
Duke filluar nga sot (15 shkurti), të gjitha komunat do e dekorojnë me flamuj shtetëror sheshet dhe rrugët e qyteteve. Gjithashtu nga sot dhe nesër (16 shkurt), ora e parë e mësimit nëpër të gjitha shkollat fillore dhe të mesme do t’i kushtohet Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Kjo është agjenda e plotë e manifestimeve për shënimin e 9-vjetorit të Shpalles së pavarësisë së Kosovës:
• Aktivitete të organizuara nga Presidenca e Republikës së Kosovës;
• Aktivitete të organizuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës;
• Aktivitete të organizuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës;
• Aktivitete të organizuara nga Komunat e Republikës së Kosovës.
AKTIVITETET E PËRGJITHSHME:
15 Shkurt 2017
• Nga 15 shkurti 2017, të gjitha komunat do të dekorojnë me flamuj shtetëror sheshet dhe rrugët e qyteteve.
• Në datën 15 ose 16 shkurt, ora e parë e mësimit nëpër të gjitha shkollat fillore dhe të mesme do t’i kushtohet Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
• Nga 14 shkurti deri më 17 shkurt, shkollat mund të organizojnë ekspozita me punimet e nxënësve, lidhur me përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
16 Shkurt 2017
• Në orën 15:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë Seancë Solemne.
• Në orën 17:00, organizohet Turneu Tradicional për nderë të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Futsall.
Vendi: Pallati i Rinisë në Prishtinë
• Presidenti i Republikës së Kosovës, SH.T.Z Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, SH.T.Z Isa Mustafa organizojnë pritjen shtetërore, në Sëiss Diamond Prishtina, në orën 18:00.
• Baleti Kombëtar i Kosovës, organizon shfaqje në Teatrin Kombëtar në orën 20:00.
17 Shkurt 2017
• Homazhet do të zhvillohen nga ora 09:00 deri në orën 11:00
• Homazhe tek varri i Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova.
• Homazhe tek varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz.
• Në orën 11:00, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit bënë ndarjen e çmimeve letrare.
Vendi: Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit
• Në orën 20:00, Ansambli Shota organizon koncert
Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës
TË GJITHA KOMUNAT E REPUBLIKËS SË KOSOVËS:
• Më 17 shkurt 2017, autoritetet komunale do të bëjnë vizita dhe do të vendosin kurora me lule në varrezat e dëshmorëve.
• Autoritetet komunale mund të bëjnë vizita në familjet e dëshmorëve.
• Më 17 Shkurt 2017, në orën 10:00, Kuvendet Komunale do të mbajnë mbledhje solemne me mysafirë të ftuar.
• Komunat mund të ndajnë mirënjohje dhe dekorata për personalitete të vlerësuara komunale në shenjë të 9- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
• Komunat mund të organizojnë manifestime të ndryshme sportive, kulturore dhe aktivitete të tjera komunale që mund të jenë specifike për secilën komunë në varësi të mundësive të komunave.