LipjaniPress

Komandanti amerikan kërkon më shumë trupa për të mposhtur talebanët

Lajme

Një nga komandantët e ushtrisë amerikane ka thënë se lufta kundër talibanëve në Afganistan ka mbetur në rrugë qorre.

Gjenerali John Nicholson i ka thënë sot komisionit të Senatit amerikan për Shërbimet e Armatosura se forcat afgane kanë pësuar humbje të mëdha duke ia vështirësuar përpjekjet.

Vlerësimi i Nikolsonit, komandantit të operacioneve ushtarake amerikane në Afganistan, ka qenë një nga konfirmimet e rralla të bëra nga zyrtarët amerikanë se lufta në Afganistan po përballet me probleme, përcjell REL.

Në Afganistan momentalisht janë rreth 8400 trupa amerikane, një numër shumë më i vogël ky pas NATO ka nisur tërheqjen e forcave të saj në vitin 2014.

Prej asaj kohe, megjithatë, forcat afgane kanë pasur vështirësi të mundin në beteja talibanët, që kanë rifituar kontrollin mbi disa territore të humbura prej okupimit të udhëhequr nga amerikanët në vitin 2001.

Nicholson ka thënë se ai ka nevojë për disa mijëra trupa shtesë, nga SHBA-ja dhe vendet e tjera, me qëllim që të dilet prej rrugës qorre.

Ai ka shtuar se roli i Pakistanit, Iranit dhe veçanërisht Rusisë e ka vështirësuar tejmase luftën që po udhëhiqet nga ushtria afgane.

Nicholson ka thënë se rrjeti Haqqani ende ndjehet i sigurt në Pakistani dhe se Uashingtoni duhet të rishikoj marrëdhëniet që ka me Islambadin.

Nicholson ka thënë se Moska iu ka dhënë legjitimitet talibanëve duke thënë se militantët e saj janë duke luftuar terroristët islamik e jo qeveria afgane.

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Rrahu gruan, arrestohet i dyshuari

Granit

Kusari – Lila zotohet për angazhim të mëtutjeshëm në tolerancën ndërfetare

lipjanipress

“Zaev ka pranuar ndryshimin e kufijve mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës”

lipjanipress

Norvegjia premton vazhdimin e mbështetjes për Kosovën

lipjanipress

GLLOGOVCI DËSHMOJ SE KRYETARI IMRI AHMETI ISHTE DHE DO JETË KRYETARI I LIPJANIT EDHE PËR KATËR VITE

lipjanipress

Kosova ka vite që ka zënë vend në diplomacinë e Rusisë, thotë Lauka

lipjanipress

Po duam punë, mjaftë me mashtrime

lipjanipress

HOTI-HARADINAJT: MOS SHIT TRIMËRI

lipjanipress

Operacion i rrallë i kryer me sukses nga mjeku lipjanas Dr.Xheladin Rizani dhe ekipa ndihmëse

lipjanipress

Mediat serbe paralajmërojnë ndërtimin e një muri të ri në Veri

lipjanipress

Haziri koordinohet me BIK’un në Gjilan “për ndërtimin e xhamive dhe një qendre islamike”

lipjanipress

Serbia falënderon Vatikanin që s’e njeh Kosovën

lipjanipress
Skip to toolbar