LipjaniPress

Komuna e Lipjanit e dënon rastin e thyerjes së xhamit të dritares në shkollën “Vëllëzërit Aksiq” në fshatin Rubovc

Lipjani

Reagim nga Komuna e Lipjanit
Komuna e Lipjanit e dënon rastin e thyerjes së xhamit të dritares në shkollën “Vëllëzërit Aksiq” në fshatin Rubovc, rast ky që raportohet të ketë ndodhur pasditën e djeshme (05.04.2017).

Menjëher pas njoftimit, Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Sefer Tasholli ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka parë nga afër rastin që ka ndodhur. Në vendin e ngjarjes po ashtu kanë dalur edhe hetuesit e policisë nga stacioni policorë i Lipjanit.
Aty kanë biseduar me drejtorin e shkollës dhe me punëtorët e tjerë rreth rastit të thyerjes së një xhami të dritares së koridorit të objektit shkollorë.
Pavarësisht se kush ka qenë shkaktar i këtij incidenti, institucioni i komunës e dënon këtë rast dhe kërkon nga organet kompetente që të hetojnë rastin në fjalë.
Komuna e Lipjanit bënë apel tek prindërit dhe tek të gjithë banorët e fshatit Rubovc, që rastin e till të mos e politizojnë pavarësisht se kush mund të jetë kryerësi i kësaj vepre dhe t’i ruajn raportet e mira ndër njerëzore dhe ndër etnike të cilat i kanë kultivuar me vite të tëra.
Njëherit kërkojmë edhe nga disa media lokale që të raportojnë drejtë dhe pa paragjykime për rastet e tilla sepse informatat e gabuara që mund t’i plasojnë, ndikojnë negativisht tek qytetarët./Lipjanipress.com//

Facebook Comments
Pelqeni Faqet nga LipjaniPress:

Related posts

Partia Demokratike e Kosovës-dega në Lipjan ka propozuar emrat e kandidatëve për deputetë

lipjanipress

Rinia Demokratike e Kosovës – Lipjan

lipjanipress

Rruga apo Laminati që u ndërtua nga Ministria e Pal Lekaj

lipjanipress

Shtyhet Gjykimi ndaj ish-deputetit Hetem Arifi nga PAI, për Përvetësim të Parave

lipjanipress

Press Lipjani

Mini-Maratone, TRADICIONALE VRAPOJM SHTIGJEVE TE HARADIN BAJRAMIT

lipjanipress

Kanë nisur punimet në renovimin e QKMF-së në Lipjan

lipjanipress

Rezultati i Sondazhit 24h i lansuar dje ne oren 12:00 dhe është mbyllur sod në ora 12:00(FOTO)

lipjanipress

Zbulohet lista, këta janë kandidatët për deputetë nga PDK-ja

lipjanipress

Fillon turniri “Kupa e Pavarësisë 2017”

lipjanipress

LDK-Lipjan Reagon Demantim Levizjës Vetëvendosje!(FOTO)

lipjanipress

Kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës Babush Cernillë

lipjanipress
Skip to toolbar